Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare

3 Korrik 2026, 16:30Sociale TEMA
Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për

Pasiguria financiare po ndikon gjithnjë e më shumë në planet e shqiptarëve për daljen në pension. Sipas një sondazhi ndërkombëtar të kryer nga OECD-ja, burrat në Shqipëri janë ata që planifikojnë të dalin më vonë në pension se në çdo vend tjetër evropian të përfshirë në studim, kryesisht për shkak të shqetësimeve financiare.

Mesatarisht, burrat shqiptarë deklarojnë se do të dëshironin të dilnin në pension në moshën 68.8 vjeç, ndërsa gratë në moshën 64.7 vjeç. Diferenca prej më shumë se katër vitesh mes gjinive është ndër më të lartat në Evropë dhe tregon se burrat ndihen më të detyruar të zgjasin jetën aktive për të siguruar të ardhura të mjaftueshme.

Në nivel evropian, mosha mesatare e dëshiruar e daljes në pension për burrat është rreth 65.3 vjeç, çka do të thotë se shqiptarët planifikojnë të punojnë mbi tre vjet më gjatë se mesatarja evropiane. Ndërkohë, në vende si Franca, Belgjika apo Austria, shumica e qytetarëve preferojnë të dalin në pension përpara moshës 65 vjeç.

Sondazhi tregon gjithashtu se shqetësimet për të ardhurat gjatë pleqërisë janë ndër arsyet kryesore që shtyjnë shqiptarët të mendojnë për një pension më të vonshëm. Ekspertët vlerësojnë se niveli i ulët i pensioneve, pasiguria ekonomike dhe nevoja për të ruajtur standardin e jetesës ndikojnë drejtpërdrejt në këto pritshmëri.

1 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Po eshte e qarte qe do te shtyhet se nga viti 19910 1991 as nje nuk punonte se u prishen fabrikat , uzinat , u shiten hidrocentralet u shkaterua gjithcka punonin vetem mesuesit ,administrata qe beri kerdin ne uzurpimin e tokes duke ndertuar pa leje .Shqiptaret e prishen vete punen dhe tani qe çdo gje po shkon ne vendin e duhur kerkojnepension te larte .Pika injorances qe shfaqen sikur ju vjen keq.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema