PD ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

3 Korrik 2026, 18:00Politika TEMA
PD ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për

Partia Demokratike ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe komisionit hetimor për rrugët.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit, i cili refuzoi ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për kontratat e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe për kontrollin e ligjshmërisë së funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)”, thuhet në një njoftim për mediat.

Kërkesa mban firmat e 46 deputetëve të opozitës dhe argumenton në detaje shkeljet kushtetuese që, sipas saj, ka kryer Kuvendi duke mos pranuar ngritjen e mekanizmit kryesor parlamentar për transparencë dhe llogaridhënie, siç janë komisionet hetimore.

Lini një Përgjigje