Balla takim me presidentin e Këshillit Bashkiak të Jacksonville, Kevin Carrico: Miqësia shqiptaro-amerikane mbetet një partneritet i qëndrueshëm, i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike

3 Korrik 2026, 15:10Politika TEMA
Balla takim me presidentin e Këshillit Bashkiak të Jacksonville, Kevin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në Kuvendin e Shqipërisë Presidentin e Këshillit Bashkiak të Jacksonville, Kevin Carrico, përfaqësues i Partisë Republikane.

Gjatë takimit, në fokus ishte bashkëpunimi mes dy vendeve, si edhe roli i rëndësishëm që luan komuniteti shqiptaro-amerikan në forcimin e urave të miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Në takim morën pjesë edhe disa përfaqësues të këtij komuniteti nga Jacksonville, duke dëshmuar angazhimin e diasporës në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Balla ka nënvizuar se miqësia shqiptaro-amerikane mbetet një partneritet i qëndrueshëm, i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike dhe respekt të ndërsjellë.

Balla ka përcjellë urime për popullin amerikan me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA, duke e cilësuar këtë jubile si një moment historik që kremton lindjen e një prej demokracive më të rëndësishme në botë dhe vlerat e lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

1 Komente

  1. B
    Balla plumbin nē ballē

    Balla hiqet si President Republike, hiqet si kryeministēr, hiqet si kryetar Parlamenti, hiqet si kryetar i PS-sē, si ministēr i infrakstrukturēs,nē fakt ēshtē homoseksual qē pērfajqson Librazhdin nē PS.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje