Një dialog mes qeverisë dhe protestuesve që prej një muaji mblidhen para Kryeministrisë do të sillte paqe sociale në vend. Kështu u shpreh avokati Edmond Petraj gjatë një interviste në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, ku kritikoi aktet e dhunës të ditëve të fundit dhe tha se protesta është shkatërruar nga të infiltruarit dhe larguar nga kauza me të cilën nisi.
Sipas Petrajt, protesta duhej të kishte mbetur e fokusuar te çështjet sociale, si kostot e jetesës dhe vështirësitë ekonomike të qytetarëve, ndërsa përplasjet me Policinë vetëm sa e kanë dëmtuar atë.
Duke komentuar ngjarjet e së enjtes, kur protestuesit goditën efektivët e Policisë me gurë dhe sende të forta, ai u shpreh se protesta është shkatërruar nga persona të infiltruar dhe se asaj i mungon zëri i intelektualëve, të cilët, sipas tij, nuk dalin publikisht sepse kanë frikë të flasin nga etiketimet.
“Protesta duhej fokusuar tek çështjet sociale. Protesta nisi shumë bukur dhe e prishën. Intelektualët që janë sot më të goditurit nuk dalin, kanë frikë të flasin sepse shahen si patronazhistë. Protesta në bulevard, edhe 100 veta të jenë, qeveria duhet t’i dëgjojë kërkesat e tyre. Po të kishin ndenjur te problemet sociale, kostot e jetesës, protesta do kishte drejtim fantastik”, u shpreh Petraj.
Sipas tij, zgjidhja do të ishte që drejtimin e protestës ta merrte një grup serioz nismëtarësh jashtë politikës, ose partitë e vogla të dilnin hapur për ta udhëhequr dhe për të krijuar një pol të tretë politik.
Edhe kete qe e kujtoja ne anen e popullit qenka me Ramen dmth me korrupsjonin!Jane shume te tille te shitur me ne krye Cupin e Rexhajn.
Keta jane te gjithe ordinere qe shiten per nje pjate. Llumi o kombit jane keta bashke me beqirin, cupin, mecen dhe mero bazen
Ca thote ky bq tjeter. Si mund te dialogosh me qeverine me te korruptuar ne europe dhe me kryeministrin hajdutin e kombit
Bejne si intelektuale me syze se i ftojne ne ndonje studio. Jane vetem zgjatime te pushtetit. Jane keta qe mbajne gjalle makinerine e propagandes se rames
Flet per te infiltruar zoteri. Le qe s ‘ thua cilet jane dhe bluan kot si mulliri pa kokra por bjeri ne koke. Ata qe ti i quan te infiltruar e organizuan me rrjetet sociale permes genjeshtrave, shpifjeve dhe protesta mori permasa, i mblodhen hallexhinj. Budallenj pa hesap bene nje rrumpallhone, i hodhen bar e ashkla dhe kur zjarri doli jashte kontrolli mbeten brenda ne zjarr, filluar te gjej ne brina per te dale si minjte. Kur nuk doli gje dhe trimat nuk nxorren gje mbeten ne shesh budallenjte. Dhe budallenjte e rrugacet e kurvat kur nuk ecen puna rembrjne gure tulla hekra dhe shkaterojne dhe behen rrezik. Pastaj hyn policia e shteti dhe dhitet nusja ne kale sic eshte dhjere. Kaq o zoti avokat. Ne fund patllixhonin per te infiltruarit e tu dhe Jeta vazhdon!
Po cfare nuk te pelqen ty sapa...jane me korrupsion, u ju jeni pjerdh te tere, po pse ti kush je zoti...apo je i virgjer sdi skupton ose je me Jehovain...nuk ke bere kur gjera te pa ligjshme....hej zotttt na ndihmo me shqipot se kan ikur per leshhh