VIDEO/ Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në Jalë

3 Korrik 2026, 10:00Kronika TEMA
VIDEO/ Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa

Vlorë - Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në Vuno, nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Sipas informacioneve paraprake, objekti rezultonte i ndërtuar pa leje në vijën bregdetare, çka ka sjellë ndërhyrjen e autoriteteve për prishjen e tij. Aksioni është zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit dhe ka përfunduar pa incidente.

Burime bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes së IKMT-së nuk është shënuar asnjë problem apo kundërshtim nga pronarët ose persona të tjerë të pranishëm në zonë.

Ndërkohë, IKMT ka njoftuar se kontrollet do të vijojnë edhe në objekte të tjera përgjatë vijës bregdetare. Aktualisht po verifikohen një sërë ndërtesash për të konstatuar nëse janë ndërtuar pa leje ose nëse nuk plotësojnë kriteret ligjore për t’u legalizuar. Autoritetet theksojnë se aksionet synojnë zbatimin e ligjit.

 

4 Komente

  1. l
    lezha

    mos bani kotsi kur ca keni ba duhen prish gjith brehdetin shqiptar kan zaptu ranen. ktyre do motra ne gerrmaz hiqni gjitha nga velipoja ne sarand.

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXX

      Po si ka mundesi qe vetem tek ne ndodh qe te prishen ndertimet pa leje ne mes te sezonit dhe lihen mbetjet aty ne vend duke shemtuar gjithe bregdetin. Po keta abuzues fillojne ti ndertojne qe ne Prill ose Maj objektet. Pse nuk ndalohen qe atehere?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pa e njohur fare

        Me siguri pronari nuk ka qene ne linjen e qeverise dhe propagandes se ram betonit. Ose i ka rene lapsi per show

        Përgjigjjuni
        1. P
          Predatori

          Ore kot të pyes: Si arriti ta ndërtonte gjithe ate objekt, ditës per diell dhe gjatë ndërtimit, a nuk e konstatoi askush?? Po ndonjë ndjekje penale a do ketë, për ndërtim pa leje apo, snuk? Po mirë keto prishjet në kulmin e sezonit sikur nuk lene shije te mirë te turistat se objekti do duket një ngrehine e shëmtuar. Mirë do ishte ta kishin shkatërruar pa ardhur korriku. Nejse shumë po kërkoj. Lideri suprem I ka përqendruar energjite te protesta që i ka prishur terezinë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje