IKMT aksion në Jalë, shemben beach bar-e dhe struktura pa leje në vijën bregdetare

3 Korrik 2026, 07:45Kronika TEMA
IKMT aksion në Jalë, shemben beach bar-e dhe struktura pa leje në

IKMT ka nisur ndërhyrje  në orët e paradites së kësaj të premteje në bregdetin e Jalës, ku po shemben disa struktura me konstruksion të lehtë prej druri, të ngritura pa leje përgjatë vijës bregdetare.


Objekt i aksionit janë beach bar-e dhe ndërtime të tjera provizore, të cilat, përveçse rezultojnë pa leje, kanë dalë edhe jashtë hapësirës së përcaktuar nga Bashkia për ushtrimin e aktivitetit.

Në terren ndodhen edhe forcat e Policisë së Himarës, të cilat po mbështesin zhvillimin e operacionit. Pronarët e këtyre strukturave kanë nisur vetë çmontimin e një pjese të tyre përpara ndërhyrjes së mjeteve të IKMT-së.

Deri në këto momente nuk është shënuar asnjë incident apo përplasje me forcat e rendit dhe situata paraqitet e qetë.

Aksioni i IKMT-së pritet të vijojë edhe në orët në vazhdim, në kuadër të lirimit të hapësirave publike dhe zbatimit të ligjit.

2 Komente

  1. I
    Iliri

    Se kam kuptuar kur pse keto prishje behen pas fillimit te sezonit intensiv te plazhit?!!! Dhe me e cuditshmja nuk e kuptoj se si mund te ket dal jashte kufizimeve te lejuara, nje ndertim pa leje!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eh, ç'na gjeti! Opo lere..

      Shikoi këta, nesër, në protestë, per Flamingot, që as emrin nuk ua dine. "Të iki Rama, dhe të vijë një klasë e re politike që lejon beach bar pa leje."

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje