Kapiteneria e Portit Durrës ka organizuar me sukses një operacion rimorkimi për jahtin “Infinity Nine”, me flamur të Maltës, i cili kërkoi ndihmë pas një defekti në motor rreth 20 milje në perëndim të Bisht Pallës.
Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit me anijen “Nautica”, e cila ndodhej në afërsi dhe operohet nga Albsea Transport, u bë i mundur rimorkimi i sigurt i jahtit drejt portit të Durrësit.
Sipas autoriteteve portuale, jahti pritet të mbërrijë rreth mesnatës në radën e portit.
Kapiteneria e Portit dhe autoritetet detare kanë shprehur mirënjohje për ekuipazhin e m/v “Nautica” për gatishmërinë, profesionalizmin dhe bashkëpunimin në realizimin e operacionit, duke garantuar një ndërhyrje të shpejtë dhe të sigurt në det të hapur.
Lini një Përgjigje