A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin

3 Korrik 2026, 12:40Kronika TEMA
A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e

Kreu i SPAK, Klodian Braho, nuk komentoi ecurinë e hetimeve për ngjarjet e 21 Janarit, duke theksuar se dosja vijon të jetë në hetim dhe se çdo pretendim duhet t’i drejtohet organeve kompetente.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, deputeti socialist Pacaj ngriti shqetësimin për vonesat në zbardhjen e vrasjes së katër protestuesve në 21 Janar 2011, duke kujtuar se kanë kaluar 16 vite pa u vënë drejtësia në vend. Ai kërkoi gjithashtu që të shmangej nga hetimi prokurori i çështjes për shkak të konfliktit të interesit.

“Jemi 16 vjet pas vrasjes së 21 janarit, ku 4 protestues u vranë në mes të Tiranës. Ngjarja nuk po zbardhet. Autorët dhe ekzekutuesit po sfidojnë si drejtësinë e re ashtu edhe të vjetër. Gjykata e Strasburgut i cilësoi këtë çështje si vrasje shtetërore. E mbështetur edhe nga Kolegji Penal i Gjykatës së lartë që u shprehën me detyra të qarta sesi SPAK duhet ta ndjekë këtë hetim. Unë si përfaqësues i qarkut Lezhë dhe ndjeshmërisë se i ndjeri Aleks Nika ka qenë edhe miku im dua të përcjell atë që familjarët e shohin si shqetësim. Prokurori që ka në dorë çështjen është i njëjti që ka kundërshtuar në kolegjin penal që këtë çështje duhet ta gjykojë SPAK dhe kjo është në konflikt interesi dhe të shmanget prokurori që është njohës i mirë i çështjes e ka përfaqësuar këtë dhe e ka cilësuar si vrasje me dashje, zoti Dumani. Ndërkohë që gruaja e fëmijët presim kam një pyetje:  A do të kemi drejtësi për 21 janarin, që të paktën prindërit e Aleks Nikës të shohin drejtësi për djalin e vet sa janë gjallë?”, tha Pacaj.

Në përgjigje, Braho deklaroi se nuk mund të japë komente për një çështje konkrete në hetim.

“Pyetja juaj lidhet me një çështje të ndjeshme, konkrete, me pretendime. Ajo që mund të themi është që çështja është në hetim, dhe hetimet vazhdojnë. Nuk kam koment tjetër për këtë çështje. E kuptoj ndjeshmërinë e rastit, po nuk e zgjidhim dot në këtë seancë këtë çështje e këto pretendime. Nëse palët kanë pretendime ti drejtohen organeve kompetente SPAK dhe të marrin përgjigje siç e përcakton kodi i procedurës penale”, u shpreh ai.

Edhe deputeti demokrat Gent Strazimiri e pyeti kreun e SPAK nëse në kuadër të hetimeve mund të merret në pyetje si dëshmitar ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, duke iu referuar deklaratave të tij publike për ngjarjet e 21 Janarit.

“Ka një intervistë me 21 shtator 2011, nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, i cili thotë publikisht se: Pas 21 janarit ka një celulë antiamerikane. Dëshmon 40 e ca minuta që ai dhe ekipi i tij në ambasadë e ka ndjekur hap pas hapi, gjithçka që ishte e përgatitur dhe e organizuar që të mund të nxirrte në një veprim të detyruar forcat e rendit. Pyetja ime është, ekziston mundësia që të pyetet si dëshmitar Arvizu, stafi i tij në ambasadë që siç thotë ka regjistruar minutë pas minute gjithçka? A mund të merren si burime për të dalë tek e vërteta për një hetim të gjithanshëm të paanshëm dhe gjithëpërfshirës?”, pyeti Strazimiri.

Braho theksoi se grupi i hetimit ka kompetencë të plotë për të kryer veprime hetimore si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

“Prokurori i çështjes mund të kryejë hetime si brenda Shqipërisë edhe jashtë vendit. Është kompetencë e grupit të hetimit të vendosë se çfarë veprimesh do të kryejë”, deklaroi kreu i SPAK.

8 Komente

  1. h
    hila

    16 vjet te hetohet nje ceshtje qe ishte ashiqare ne mes qindra mijera veteve e qe ka filmime e incizime origjinale qenka kaq e veshtire per ju prokuroret e Angonit anonimeve te tjere te hetohet1!!?? Kur ju intereson ju e gjeni edhe qimen ne qull (sic thote populli) por ju nuk jeni njerez me ndjenja te pastra njerezore, nuk jeni njerez te drejte njerez te perkushtum per zanatin e detyren por per perfitime te pa drejta permes asaj detyre fisnike qe ju asht besu, jeni inatcor Maliqer, gjobaxhij. Sigurisht jo te gjithe por shumica po. Turp te kene dhe deputetet e ati komisioni qe nuk jua perplase ne fytyre te verteten.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mal Cori

      Po, do të shohin drejtësi. Edi Rama do të dënohet me burgim të përjetshëm, sepse i dërgoi njerëzit mish për top dhe vet u zhduk, si frikacak që është..... . Pas kësaj familjarët e Aleks Nikës, do të shohin se gjaku I djalit të tyre, u shpagua..... . Nuk kanë pse zbatojnë kanunin e Lekës. SPAK është drejt mbylljes së çështjes dhe drejt arrestimit të Edvin Ramës.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oficeri dulles

        Ngjarja eshte e hetuar e pare publikishte dhe nuk do kallauz po SPAKU eshte I Saliut dhe drejtesia eshte bythe shpuar

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tavuni

          Hetimet vaaaaaa zhzhzhzh dooooojjjjjne. I ke thene te tera o PORDHKUROR.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Enveri

            Or Braho diteziu, po si nuk te vjen turp mor i pafetyre? Kur te pyeten perse beni arrestime pa' ndihmen e policise, u pergjigje menjehere duke hedhur balte ndaj policise ndersa per 21 Janarit kopsite fytin. Po ti e di fare mire qe te baltosur jeni ju ish valangat e Kriminelit Sali Berisha e jo policise, degjo mor fshatar i thashe, ne burg per 21 Janarit do perfundosh ti, Dumani dhe prokurori qe nuk do ne asnje manyre te hetoje!

            Përgjigjjuni
            1. I
              ISH KASAPI I DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]

              A e kuptoni ju o shqiptar qē dhe Klodjan Braho nuk pērgjigjet pēr kriminelin hajdut Sali Bajgėn. Se Klodjan superbajga pshuret nē brek nga plaku mere Sali Bajga.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Ne litar kjo familje terroriste

                Po behen 16 vite e ai qe i pushkatoj kater bij nenash jo qe nuk eshte denuar po akoma ben ljgjin e sjell rrotull nje shtet te tere . Pa u arrestuar Dumani , Braho e Shehu qe te tre keta nuk deshe as ta hetoje SPAKU kete krim te shkaktuar nga krimineli Sali Berisha . Keta te tre nuk lane gur pa luajtur e prove pa prishur sikur te ishin bashke-autore ne vrasje , a jane te paguar kete nuk di ta them po qe po zvarritin , kete e budallenjte e kuptojne . Per popullin Shqiptar nuk vlen asnje ceshtje tjeter para kesaj sepse eshte derdhur gjak , ndersa per gjoja korrupsionin qe thone keta bythqira , te gjithe te P D dhe te P S hajdutat ne keta 36 vite kurre nuk besoj se arrijne deri tek shuma qe ka vjefbur kjo familje terroriste .

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni

                  Per 21 Janarin ….dy tre fjale te vetme shqiptarce …..pirdhini pirdhni se do liroheni ….21 Janari ka vdekur dhe i eshte bere varimi prej shume kohesh ….. nuk kane per te gjetur drejtesi , drejtesi reale ne Shqiperi nuk ka patur dhe nuk ka per tu patur ose sic thone miqte tane franceze ……de facto ka drejtesi , de jure jo , sa te jete kjo kasta e vjeter politike si majtas dhe djathtas ….nuk ka per te patur drejtesi te ne ….ne nje jete tjeter ndoshta …..ne kete JO

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje