Jo vetëm futbollistët shkëlqyen në fushë, por edhe yjet spanjollë në tribunat e stadiumit SoFi në Inglewood. Aktorët e famshëm Penelope Cruz dhe Javier Bardem ndoqën nga afër triumfin e Spanjës ndaj Austrisë dhe nuk i kursyen emocionet.
Të shoqëruar nga superylli i muzikës Rosalía, treshja u pa duke kënduar, brohoritur dhe festuar çdo moment të ndeshjes. Kamerat live kapën edhe një moment kur Penelope dhe Javier u ngritën në këmbë dhe nisën të kërcenin nga entuziazmi.
Penelope, e veshur me ngjyrat e kombëtares spanjolle, ndau më pas në Instagram disa momente nga atmosfera elektrizuese, duke pozuar edhe me Rosalian të mbështjella me shallin e tifozëve.
Në fund, festa ishte e plotë: Spanja triumfoi bindshëm 3-0 ndaj Austrisë, siguroi kalimin në raundin e 16-tave dhe tani përgatitet për supersfidën ndaj Portugalisë. Në tribunë, megjithatë, duket se yjet e kinemasë dhe muzikës fituan po aq vëmendje sa edhe futbollistët në fushë.
Lini një Përgjigje