Nagelsmann pranon të largohet, por ngushëllohet me 7 mln €, nga kombëtarja ikën edhe Völler

3 Korrik 2026, 14:00Sport TEMA
Nagelsmann pranon të largohet, por ngushëllohet me 7 mln €, nga

E ardhmja e kombëtares gjermane do të zgjidhet brenda pak ditësh. Pas presionit publik të orëve të fundit Julian Nagelsmann ka pranuar që të tërhiqet nga detyra që mbante.

38-vjeçari nuk do të jetë më komisari teknik i Gjermanisë edhe pse kishte një kontratë me federatën, e cila skadonte në fund të Euro 2028.

Për të zgjidhur këtë ngërç Federata Gjermane e Futbollit dhe Nagelsmann kanë arritur një akord financiar sipas të cilit 38-vjeçari do të përfitojë 7 milionë euro prej 14 që do të paguhej nëse do të qëndronte deri në fund të kontratës.

Sipas “DPA” Nagelsmann nuk do të jetë i vetmi që do të largohet pas dështimit të Gjermanisë në Botërorin 2026. Bordi supervizor i DFB-së është mbledhur sot nëpërmjet një video-konfrence dhe pritet që të diskutojë edhe rreth të ardhmes së drejtorit sportiv, Rudi Völler dhe drejtorit të përgjithshëm, Andreas Rettig.

2 Komente

  1. F
    Fshatari

    Do te sjellin disa te tjere nga Afrika. Keshtu qe ekipi do te kompletohet si ekip Gjerman. Ne fakt mendohet te hiqet dhe emri " kombetar" ( national) dhe mendohet te quhet Ekipi Internacinoal Gjemran (Germany international football team). Gezuar

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hansi

      As ato 7 milion mos ja jepni ketij idioti. Nuk ka bere asgje dhe ben si trajner i madh. Ishte gabim vendosja e tij ne krye te Die Manchaft ne ate moshe 35 vjec. Nuk ka patur ndonje CV te forte. Hoffenheim dhe Leipzig nuk jane klube qe mund te vleresohesh. Bayern e hoqi pas nje viti. Klop eshte shume pasionant dhe besoj do e mbledhe kete ekip. Gjermania ne 15 Boteroret e fundit 10 here ka qene ne vendet 1-3 (3 here kampion, 4 here nenkampion, 3 here vendi 3) ndersa ne 3 kampionatet e fundit mizerje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje