Pse BKH po arreston pa ndihmën e Policisë? Si i përgjigjet kreu i SPAK deputetit të PS

3 Korrik 2026, 13:10Kronika TEMA
Pse BKH po arreston pa ndihmën e Policisë? Si i përgjigjet kreu i

SPAK kreu këtë javë për herë të parë një arrestim pa ndihmën e policisë, duke ngritur dyshimi mbi marrëdhënien e vërtetë të besimit mes dy institucioneve. 

Klodian Braho u pyet për këtë cështje në Kuvend nga deputetë të Partisë Socialiste, dhe kreu i SPAK, duke vlerësur Policinë në parim, shpjegoi se duhet pavarësi e BKH-së, pasi mes uniformave blu ka njerëz me probleme me ligjin. 

Deputeti i PS, Erjo Mile: Kemi humbje besimi të SPAK dhe BKH tek Policia e Shtetit apo ka arsye të tjera?

Klodian Braho: Gjatë vitit 2025, Policia rriti referimet në SPAK. Kemi vlerësimin më të madh për shumicën e Policisë së Shtetit. Si në çdo institucion tjetër jo të gjithë janë një lloj. Ndonjëri ka ose mund të ketë probleme me ligjin. Policia e Shtetit është partneri ynë kryesor, por ne presim më shumë nga Policia dhe ka vend për më shumë. 

Veprimet e kryera nga BKH për arrestime, janë të lejuara nga ligji. Pengesat në disa raste mund të vijnë sepse mungon infrastruktura operacionale dhe teknike nga ana jonë. SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale, nuk mund të varet nga institucione të tjera. 

Ne nuk e zëvendësojmë dot Policinë e Shtetit, por duhet të jemi të pavarur të bëjmë të gjithë ciklin e veprimeve të nevojshme procedurale. 

4 Komente

  1. T
    Tavuni

    GESTAPO ??????? Te ARRESTOHET pastaj gjejme PROVA ????

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prokuroru

      Ore zoteri do te behesh si sigurimi shtetit ti.Po nuk eshte vendosur kot bv me policini sepse si nuk ke besim ti te disa individ te policise edhe shteti demokratik nuk ka besim te ty te ti var te gjitha melcite mbi qafe .O zoteri nuk ben perjashtim zotrote nga kjo shoqeri ,se nga tadhet tuaja u perjashtuan 400 magjistrate Nuk e ben dot ti vezen e policise qe njeh me rrenje terotorin..Ju nuk njohni njeri tjetrin.

      Përgjigjjuni
      1. O
        O

        SpakSaliu,pavaresia ju ka bere qe keni arrestuar njerez kot,me te famshin arsyetim, keme dyshime te arsyeshme.Ju nuk keni besim te policia e shtetit,po dhe nuk kemi besim te olsi dadot tuaj.

        Përgjigjjuni
        1. e
          ermiri

          Keta duan te behen plotesisht shtet brenda shtetit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje