Gjyqtarja Flora Hajredinaj, pjesë e trupës gjykuese që po gjykon në themel çështjen ndaj Erion Veliajt, është në konflikt interesi me kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Zbulimi është bërë nga avokatët mbrojtës të Veliajt, të cilët kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Hajredinaj nga trupi gjykues, pasi, sipas tyre, ekzistojnë rrethana objektive që krijojnë dyshime serioze dhe të arsyeshme mbi paanshmërinë e saj.
Nga dokumentet e depozituara rezulton se motra e gjyqtares, Teuta Gjunkshi, ka paditur Bashkinë e Tiranës pasi u largua nga puna dhe ky konflikt gjyqësor vijon ende të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit. Ndërkohë, gjyqtarja Flora Hajredinaj është pjesë e trupit gjykues që po shqyrton çështjen penale ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, institucioni i të cilit është palë në atë konflikt gjyqësor.
Po ashtu, kërkesa e avokatëve vë në dukje faktin se kunati i gjyqtares, Xhemal Gjunkshi, është ish deputet i PD dhe sot një funksionar politik aktiv i Partisë Demokratike, i cili ka mbajtur publikisht qëndrime personale kritike kundër Erion Veliajt.
Sipas mbrojtjes, këto rrethana, të vlerësuara së bashku, do ta bindnin çdo vëzhgues objektiv se ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që cenojnë dukjen e paanshmërisë së gjyqtares dhe justifikojnë përjashtimin e saj nga gjykimi.
Çka shpie në pyetjen se si mundet që një gjyqtare të marrë vendime ndaj një të pandehuri, kur motra e saj ka një konflikt gjyqësor të hapur me institucionin që ai drejton dhe kunati i saj ka shprehur publikisht qëndrime politike personale kundër tij? A mund të kenë palët dhe publiku besim se, në këto rrethana, drejtësia jo vetëm po bëhet, por edhe po shihet se po bëhet?
Bravo për reformën në drejtësi që bëri Rama! Mesa kemi lexuar, deri më tash del se të gjithë gjykatësit që kanë kaluar vetingun, janë ata të PD-së..... . Kjo tregon se sa të korruptuar janë ata që kanë bindje të majta..... . Vetingu I fshiu nga sistemi e drejtësisë pothuaj të gjithë gjykatësit e korruptuar të cilët simpatizonin PS......
Duket ç'gjyqtare është përderisa hesht si skuthe rreth faktit të konfliktit të interesit. Me siguri ka menduar se mund të mos merret vesh dhe do të marrë hak për motrën. Nuk është vetëm kjo. Shikoni Dadon e plot të tjerë për të kuptuar çfarë drejtësie na solli vetingu i shumëpritur. A duhet të merren masa ndëshkuese për ndyrësira të tilla që nuk e deklarojnë por e fshehin me heshtje konfliktin e interesit? Apo, kush do ta bëjë? Metani ruan menderen e vetë nga SPAK-u se kushedi ku e si e ka menderosur integritetin e vet.
Hajde avokati nga Mero Tema hajde, Te keqen e njolles ne biografi te kohes se xhaxhit Enver. Po ndonje kusheri te dyte ose te trete nuk kishte per ti pergojuar. Po Zdromsi i Tiranes eshte ne konflikt ineteresi me burrat se i quante zdromsa, me grate se i ka pushuar nga puna dhe me mendte e Meros nuk duhet te gjykohet se asnjeri nuk do jete objektiv me te.
Aq e vogel eshte Shqiperia,sa….?!! Ec e gjeje ketu gjykimin ! Perfundimish nuk behet.
Po Shqiperia nje byth vend eshte, 2,5 milion kan ngelur. Po te grmohet icik te gjith dalin ne konflikt interesi, dalin te gjith kushurinj apo krushq.