Policia e Fierit ka reaguar lidhur me një ngjarje të rëndë, ku një 17-vjeçare u filmua teksa dhunohej nga 3 bashkëmoshatare të saj.
Uniformat blu sqarojnë se më 6 qershor, 17-vjeçarja është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, së bashku me nënën e saj, dhe ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e një 19-vjeçareje, nga kjo e fundit dhe dy shtetase të tjera 15-vjeçare.
Menjëherë pas kallëzimit të së miturës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, në përputhje me parashikimet ligjore.
Në vijim të veprimeve hetimore, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasja 19 vjeçe, si dhe 2 shtetaset e mitura 15-vjeçare, të cilat deklaruan se kishin ushtruar dhunë ndaj shoqes së tyre, shtetases së mitur 17 vjeçe, për motive të dobëta.
Në përfundim të veprimeve, më datë 9 qershor, materialet procedurale i’u referuan Prokurorisë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të 3 shtetaseve të mësipërme.
Ndërkaq, më 28 qershor, nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në koordinim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, është arrestuar njëra nga 15-vjeçaret e përfshira në dhunimin e 17-vjeçares. Arrestimi u bë pas kallëzimit të nënës së 15-vjeçares, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga vajza e saj, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Pas procedurave përkatëse dhe bazuar në vlerësimin e autoriteteve kompetente, 15-vjeçarja e arrestuar është dërguar për trajtim në një institucion shëndetësor të specializuar për shëndetin mendor, në Tiranë.
pidh te semes. sa vijne po rroit njerzia ne ate vend
Pra per 2 vajzat ate 19 vjec dhe tjetren 15 vjec jane ne liri te plote? As detyrim paraqitje? Po kete te fundit, qe e keni derguar ne spital per kurim ka lidhje me rahjen e se emes dhe jo me rastin ne fjale. Turp per faqe te zeze! Dmth per rastin ne fjale te denoncuar qe ne 6 qershor dhe te mire dokumentuar me video nuk keni bere asgje!
Ore ska gje ajo we dukej ne vidio qe ishte top fare .mereni plaseni ne burg kurvicen e pastaj shifni e beni.femra karakurva te degjeneruara .