Shoqata e Gjyqtarëve kërkon përshpejtimin e procesit për statusin “Dëshmor i Atdheut” për Astrit Kalanë

8 Korrik 2026, 14:50Kronika TEMA
Shoqata e Gjyqtarëve kërkon përshpejtimin e procesit për

Shoqata e Gjyqtarëve inkurajon institucionet të përfundojnë në kohë sa më të shpejtë procesin e njohjes dhe dhënies së statusit të “Dëshmorit të Atdheut” të gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja.

Gjyqtari u ekzekutua në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit nga Elvis Shkambi sapo shpalli një vendim kundër familjes Shkambi që lidhej me një pronë në Shkodër.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me interes vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për dhënien e statusit të “Dëshmorit të Atdheut” gjyqtarit, Z. Astrit Kalaja, i cili u vra më datë 6 tetor 2025, në krye të detyrës.

Kjo ka qenë një nga kërkesat e paekuivokta dhe unanime të Konferencës së Gjyqtarëve të mbajtur më datë 9 tetor 2025 dhe se për rrjedhojë vendimmarrja e Këshillit të Qarkut Shkodër mirëpritet dhe përshëndetet nga Shoqata si një hap i rëndësishëm në finalizimin e procesit administrativ të njohjes dhe dhënies së këtij statusi.

Gjithashtu Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kërkon dhe inkurajon edhe institucionet e tjera kompetente që të përmbyllin në një kohë sa më të shpejtë procesin e njohjes dhe dhënies së statusit të “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Z. Astrit Kalaja, me bindjen se ky është trajtimi i denjë dhe ligjor i cilitdo shtetar që vritet në krye të detyrës.

Lini një Përgjigje