Censi i bujqësisë nis në tetor - Kuvendi i jep “ok”, së shpejti puna në terren

8 Korrik 2026, 15:20Sociale TEMA
Censi i bujqësisë nis në tetor - Kuvendi i jep “ok”,

Miratohet projektligji për Censin e bujqësisë, i cili do të nisë numërimin në tetor. Komisioni për Bujqësinë i dha dritën jeshile projektligjit për realizmin e Censit, i cili parashikohet të kushtojë rreth 11 milionë euro.

Drejtoresha e Instat, Lantona Sado, tha se për realizimin e Censit do të ndiqet të gjitha praktikat europiane dhe do të zhvillohet me mbështetjen e Eurostat.

Zv.ministri i Bujqësisë Fatmir Guri tha se censi do të jetë një fotografim i sektorit për të adresuar të gjitha problematikat.

Instat synon të regjistrojë tokën bujqësore që mbillet, fermat bujqësore e deri tek tufat e bagëtive, 15 vite pas Censit të fundit në bujqësi, të zhvilluar në 2012-n./

Lini një Përgjigje