Kosova, certifikohet rezultati i 7 qershorit/ VV konfirmon 53 mandate në Kuvend, PDK 22 mandate dhe LDK 18 vende

8 Korrik 2026, 18:45Rajoni TEMA
Kosova, certifikohet rezultati i 7 qershorit/ VV konfirmon 53 mandate në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e votimeve të 7 qershorit në Kosovë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi njoftoi zyrtarisht se VV ka siguruar 53 vende në kuvend, PDK 22 deputet, LDK 18, Lista serbe 9 Aleanca 7 deputetë dhe pjesa tjetër për pakicat joserbe.

Me certifikimin e rezultateve përfundimtare, rruga për formimin e institucioneve është hapur.

Ushtruesja e detyrës së presidentes tani ka 30 ditë kohë në dispozicion për të organizuar mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, afat i cili përfundon më 7 gusht.

Meqë partia në pushtet duket se i ka votat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, nuk pritet që për këtë dy hapa të ketë pengesa, por ngërçi vijon të mbetet tek zgjedhja e kreut të ri të shtetit.

Për disa nga njohësit e kushtetutës, ky do të duhet të jetë në fakt hapi i parë por kryeministri në detyrë Kurti deri më tani është shprehur publikisht se fillimisht do të formoj ekzekutivin e ri.

Për të siguruar kuorum për seancat e presidentit nuk ka ende asnjë marrëveshje politike me subjektet e tjera.

Kushtetuta parashikon që presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit.

Nëse kjo nuk ndodh, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, të katërtat brenda 24 muajsh pas atyre të 9 shkurti dhe 28 dhjetorit të 2025 dhe 7 qershorit të këtij viti.

2 Komente

  1. S
    Shuaipi

    Shtet koqevaresh.rrumpalle.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari i Shqiperise

      Pa merak fare! Ne gusht ose shtator Albin kari do zhvilloje zgjedje te reja. Eshte i vetmi njeri qe do te qeverise me kryeminister dhe qeveri ne detyre. Rrote kari komplet dhe njeri i lig. Dhe mos cani koke! Kosova ecen vete. Si diaspore hajdeni ne Tirane ne pordheste qe ti rruni bolet Edi Rames. Egersira. Mos harroni merrni me vete edhe Nexho Spahiun dhe Abdylaqim Mehmet ajatallaun e Makedonise.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje