Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për CNN Turk, ku ka folur për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, situatën në Ballkan, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe zhvillimet në sektorin e turizmit.
Rama vlerësoi Samitin e NATO-s, duke theksuar se ai konfirmoi vendosmërinë e krahut evropian të aleancës për të përballuar sfidat e sigurisë.
“Nuk mendoj se kishte një vendim të vetëm më të rëndësishëm. Samiti tregoi se krahu evropian i NATO-s ka ndërtuar një strukturë shumë të fortë ushtarake dhe është i vendosur të modernizojë forcat e tij për t’iu përgjigjur kërcënimeve,” u shpreh ai.
Kryeministri shqiptar vlerësoi gjithashtu organizimin e samitit nga Turqia, duke theksuar se mikpritja dhe profesionalizmi i treguar lanë përshtypje pozitive tek të gjithë pjesëmarrësit.
Duke folur për raportin me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Rama e cilësoi atë si një mik shumë të afërt dhe një partner strategjik për Shqipërinë.
“Marrëdhënia jonë është vëllazërore. Ai është një mik shumë i ngushtë dhe ka bërë përpjekje të mëdha për ta çuar partneritetin mes Shqipërisë dhe Turqisë në një nivel strategjik,” deklaroi Rama.
Sipas tij, Erdogan është shumë i interesuar për zhvillimet në Ballkan dhe luan një rol të rëndësishëm në nismat për paqe dhe stabilitet në rajon.
Rama konfirmoi se Shqipëria pritet të jetë mikpritëse e Samitit të ardhshëm të NATO-s.
Ai shpjegoi se, edhe pse kjo nuk u përfshi në komunikatën përfundimtare, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka bërë të ditur se samiti do të zhvillohet në Shqipëri, ndërsa mbeten për t'u finalizuar vetëm çështjet e planifikimit.
Bashkëpunimi me Turqinë në industrinë e mbrojtjes
Kryeministri theksoi se bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve është shumë i mirë dhe shprehu gatishmërinë që kompani të tjera turke të investojnë në industrinë shqiptare të mbrojtjes.
“Do të mirëprisnim më shumë kompani turke që të zhvillonin aktivitetet dhe produktet e tyre në Shqipëri,” tha ai.
Duke komentuar nismën për Platformën e Paqes në Ballkan, Rama nënvizoi se Presidenti Erdogan është shumë i angazhuar për rajonin.
Sipas tij, organizimi i samitit të liderëve në kuadër të kësaj platforme varet nga vendimmarrja e Presidentit turk.
Në intervistë, Rama foli edhe për debatet rreth projektit turistik në zonën e Zvernecit, duke theksuar se ende nuk ekziston një projekt përfundimtar.
Ai tha se kritikat mjedisore janë të mirëpritura, por vendimmarrja do të mbështetet në vlerësimet e ekspertëve dhe jo në debatet politike.
I pyetur për atletet e bardha që kanë tërhequr vëmendje në samitet ndërkombëtare, Rama u përgjigj me humor, duke thënë se ato janë shumë më komode se këpucët klasike, edhe pse ndonjëherë nevojiten të dyja.
aty tek atletet, e ka gjet nje gje ky te terheq vemendje, po muti portokalli sja vari
Sepse rama eshte nje hajdut dhe i korruptuar, aleatet jane ne dileme te zhvillimeve te metejshme. Per me teper qe niveli i besueshmerise se qeverise rama eshte pertoke prej shitjes se gjitheckaje, neser me shume mundesi edhe te te dhenave sekrete
https://www.balkanweb.com/birn-opinionet-nga-autore-anonime-shenjestrojne-protestat-e-flamingove/#gsc.tab=0
O debili i Lindes me kapele, po tjeter gje the dje mor bq i certifikum. Hajdut familjarisht !
ky duhet vrare bashke me linden, te sheshi kokeposhte
Atletet e bardha i vesh veç për vëmendje! Nëse i ke për probleme shëndeti për këmbet( për rehati e komoditet), pse nuk i përdor ngjyrë si pantallonat psh,Të zeza ??? Kaq problem e ke me porositur një pal këpucë klasike të përshtatshme për evente po që të jen dhe komode??? Gjithsesi, qëllimit ja arrite! E largove vëmendjen nga problemet tona! Ti vesh atlete të bardha, populli del si i thon: " me kpuc t'kuqe"!
Të mos përfshihet në komunikatën përfundimtare do të thotë që ky vendim për takimin e ardhshëm është lënë pezull dhe nuk mund të justifikohet me arsyetimin e Ramës se mbeten të finalizohen vetëm çështje të planifikimit për diçka që është planifikuar një vit më parë!
Kryehajduti medjat thojne qe Rama i fali \\\KOREANEVE\\\\ Rama nuk fal , po shet shqiperin , dhe miljardat kalojne ne llogarin personale te Rame hajdutit. si po tenton me marre 4 000 000 per koncertin per mos me u turperu thot, cfar dokrrash , ky hajdut pa limit po e boshtis arken e shtetit, populli duhet te vendosi drejtesi,,PS e PD e LSI shporruni ne burg.