Koncerti i Kanye West/ Linjë e veçantë autobusësh për të shmangur trafikun

9 Korrik 2026, 14:14Kulturë TEMA
Koncerti i Kanye West/ Linjë e veçantë autobusësh për

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) përcolli në rrjetet sociale disa informacione të nevojshme për lëvizjen drejt koncertit të Kanye West, ditën e shtunë, 11 korrik.

MIA ftoi personat që do ta ndjekin live këtë event, të zgjedhin mënyrën më të zgjuar për të udhëtuar dhe për të shmangur trafikun.

“Përdorni linjën e dedikuar të autobusëve ose transportin publik për të mbërritur lehtësisht dhe në kohë”, shkruan MIA. Një tjetër këshillë është të lihet makina në shtëpi, për të kursyer kohë dhe që mbrëmja dhe koncerti në “Eagle Stadium” të shijohen pa stres.

MIA thotë se linja të diponueshme autobusësh janë: L.4 – City Park – Qendër / L.13 – Tirana e Re / L.3 Kashar / L.58 – Institut – Qendër.

Lajmit i ka bërë jehonë dhe ministri Gonxhja në rrjetet sociale.

"11 Korrik - Koncerti i Kanye West
Po planifikoni të ndiqni koncertin në "Eagle Stadium" ? Zgjidhni mënyrën më të zgjuar për të udhëtuar dhe shmangni trafikun.
Përdorni linjën e dedikuar të autobusëve ose transportin publik për të mbërritur lehtësisht dhe në kohë.
Lini makinën në shtëpi, kurseni kohë dhe shijoni mbrëmjen pa stres!" - shkruan Gonxhja në fb.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje