Deputeti i PS: Protesta politike! Nuk është faji i Ramës që protestuesit nuk frymëzojnë. Ka komunistë e fashistë

11 Korrik 2026, 16:50Politika TEMA
Deputeti i PS: Protesta politike! Nuk është faji i Ramës që

Një protestë tërësisht politike që nuk frymëzon e cilësoi deputeti socialist Ermal Pacaj protestën qytetare që vijon prej më shumë se 40 ditësh në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet. Në Ditarin e Fundjavës me Denisa Pashollin, Pacaj tha se problemi nuk qëndron te kryeministri Edi Rama, por te njerëzit e protestës.

"Problemi është politik. Protesta është politike. Nuk është faji i qeverisë, as i Edi Ramës, as si kryeministër e kryetari PS-së që ata njerëz nuk frymëzojnë. Thonë 'ik ti që të vijë Sali Berisha', por nuk frymëzon Sali Berisha ", u shpreh ai.

Sipas deputetit socialist mes njerëzve që mbështesin protestën ka komunistë e fashistë.

“Kush janë njerëzit aty që po e mbajnë gjënë? Praikisht janë njerëzit që ë janë komunistët që s'dinë se kanë jetuar i ditë dhe s' dinë se çfarë është komunizmi. Janë ato fashistët pastaj që ua kanë mbushur mend operatorëve të vet se është mishërimi i gjallë i Berluskonit pas vdekjes, apo janë këto të tjerë që bëjnë politikë. Pra praktikisht nuk frymëzojnë njerëzit. Nuk i frymëzojnë. Nuk është problemi i Edi Ramës, ata nuk frymëzojnë njerëzit. Problemi i atyre që nuk frymëzojnë njerëzit”.

1 Komente

  1. F
    Foni

    Epo çfarë emri ti vësh kësaj? Shiko çfarë ka futur në parlament Rama!! Lexojeni dhe keni për të marrë vesh se ku ka arritur niveli intelektual i këtij Parlamenti! Po zgjidhi më mirë deputetët nga radhët e studentëve nga Akademia e Barinjve, or I uruar i i Perëndisë dhe jo nga Akademia e Partisë Socialiste....Po ç'flasë edhe unë, ai është thjesht një numër, vetëm kaq. Sidoqoftë ato punët që bëhen nën zë djali duhet t'i dijë mirë, sepse kotë nuk e kanë ulur në atë karrige. Bile duhet të jetë edhe shumë frymëzues madje! Ç'të thuash!!! Vënd fatkeq!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje