Era përmbys varkën me 32 turistë, 15 viktima në Vietnam

11 Korrik 2026, 19:50Bota TEMA
Era përmbys varkën me 32 turistë, 15 viktima në Vietnam

Të paktën 15 persona humbën jetën pasi një varke që transportonte turistë indianë u përmbys pranë një ishulli në Vietnamin jugor.

Në bord ndodheshin gjithsej 36 persona, përfshirë 32 turistë indianë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.
Ahe detit të trazuar.

Anijet turistike në zonë nxituan menjëherë në vendngjarje dhe morën pjesë në operacionin e shpëtimit, duke gjetur disa pasagjerë të bllokuar brenda varkës.

Deri më tani, 21 persona janë shpëtuar, ndërsa numri i të vdekurve mund të ndryshojë ndërsa autoritetet vazhdojnë kërkimin dhe identifikimin e pasagjerëve.

Sipas disa raporteve, të gjithë të vdekurit janë indianë. Autoritetet po hetojnë shkaqet.

1 Komente

  1. C
    Ceni

    Na çmendët me këto lajme. Ku i gjeni vrasjet, vjedhjet e negativitetet e gjithë botës pér tua sjell shqiptarve. Thua se në botë ka vetëm Krime.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje