Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka reaguar ndaj deklaratave të Iranit për Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se kjo rrugë ujore ndërkombëtare nuk është nën kontrollin e Teheranit dhe mbetet e hapur për të gjitha anijet që respektojnë ligjin ndërkombëtar.
Në një deklaratë zyrtare, CENTCOM theksoi se Ngushtica e Hormuzit është e aksesueshme për të gjitha anijet që dëshirojnë të kalojnë në mënyrë të ligjshme, duke kundërshtuar pretendimet e autoriteteve iraniane.
“Forcat amerikane janë të vendosura dhe të gatshme për të garantuar lirinë e lundrimit, pavarësisht agresionit, ngacmimeve, kërcënimeve dhe deklaratave arbitrare e të pajustifikuara të Iranit”, thuhet në reagimin e Komandës Qendrore të SHBA-së.
Deklarata vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme në Gjirin Persik, ku Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga korridoret më strategjike të transportit detar në botë.
Përmes saj kalon një pjesë e madhe e eksporteve globale të naftës dhe gazit, ndaj çdo kërcënim për lirinë e lundrimit në
Irani pa brekë por krenar. Kur ke liderë budalla kështu është. Nuk e kuptojnë që do shkatërrojnë edhe shtetin me kokëfortësinë që mbajnë. Pasojat i vuan populli i pafaj se liderët ikin azil në Rusi si presidenti sirian.
Te duket si cudi se shkiptaret jane populli i vetem qe nuk ka luftuar asnje armik 500 vitet e fundit, 500 vjet bithe perpjet.