Drejt përfundimit shëtitorja e re e Ksamilit, Rama ndan pamjet: Një tjetër hapësirë publike për çdo vizitor që zgjedh këtë perlë të Shqipërisë

17 Korrik 2026, 16:43Turizëm TEMA
Drejt përfundimit shëtitorja e re e Ksamilit, Rama ndan pamjet:

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet për ndërtimin e shëtitores së re në Ksamil, duke bërë të ditur se projekti po shkon drejt përfundimit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi këtë investim si një hapësirë publike të shumëpritur, e cila synon të përmirësojë përvojën e vizitorëve në një nga destinacionet më të frekuentuara turistike të vendit.

“Drejt përfundimit Shëtitorja e re e Ksamilit. Një tjetër hapësirë publike e shumëpritur dhe cilësore për çdo vizitor që zgjedh këtë perlë të Shqipërisë”, shkruan kryeministri.

Shëtitorja e re pritet të krijojë më shumë hapësira për këmbësorët dhe pushuesit, duke i dhënë një tjetër dimension bregdetit të Ksamilit, një prej zonave turistike më të vizituara gjatë sezonit veror.

 

1 Komente

  1. D
    Detari

    Edhe ndonjë stol për tu ulur në mbrëmje dhe të soditësh detin, nuk bën keq të vendoset.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje