Në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit të PS, Kryeministri Edi Rama ka komentuar debatin publik mbi protestat dhe rolin e rrjeteve sociale, duke thënë se sot politika ushqehet nga mekanizmi i konfliktit të pandërprerë.
Sipas tij, kur kritika kthehet në identitet, problemi nuk kërkohet më të zgjidhet, por të mbahet gjallë si “lëndë djegëse” për algoritmet dhe përplasjen politike.
Për kryeministrin Rama, në Shqipëri politika bëhet jo për të zgjidhur problemin, por duke u siguruar që problemi të vazhdojë.
Ai tha se në epokën e rrjeteve sociale protestat nuk zhvillohen më vetëm në shesh. Sipas tij, protestat shërbejnë gjithnjë e më shumë si material për algoritmin në rrjetet sociale, të cilat favorizojnë konfliktin, zemërimin dhe përplasjet.
“Ne mund të bëjmë vetëm atë që bëhet për të kuptuar politikën sot. Ka shumë nga kjo e sotmja, që filozovë e historianë e kanë përshkruar kohë më parë se të vinim ne, Facebook e Tik-Tok. Ata mund të na ndihmojnë të kuptojmë atë që po ndodh. Njëri prej atyre që nuk jetoi në epokën e internetit, na ndihmon ta kuptojmë shumë më shpejtë mekanizmin që ushqen me kaq sukses historinë e algoritmeve. Kur kritika bëhet identitet dhe kur njeriu nuk lufton më që problemi të zgjidhet, por që të mos mbarojë kurrë. Sepse kur problemi zgjidhjet, duhet të gjendet një problem tjetër. Natyrisht politika s’është kuzhinë, por mekanizmat njerëzore nuk ndryshojnë aq shumë dhe as ata politikë jo e jo. Objekti ndryshon, mekanizmi mbetet. Sot është një projekt, nesër një ligj, pastaj një aleacë, pastaj një roje apo polic i dehur. Nuk ka rëndësi objekti, rëndësi ka që motori të mos pushojë. Sepse kur pushon, nuk ka më lëndë djegëse”, tha Rama.
Ai vijoi: “Kush mendon se me like dhe followers-a bën politikë, ose bën vetëm politikë, bën gabim. Me likes bën shërbimin e atyre oligarkëve me të mëdhenj të planetit, që përmes algorimit pasurohen çdo ditë. Algoritmi nuk shpërblen qetësinë sepse qetësia është armik i algorimit, algoritmi nuk shpërblen nuancat, i fsheh, sepse nuancat janë kundërshtare të algorimit. Alogritmi nuk e do arsyen, prandaj në të gjitha psotimet, në të gjitha platformat që janë të mërzitshme, kanë një shpërndarje shumë më të ngadaltë se sa ato që janë tërheqëse. Algoritmi është aty për të shpërblyer konfliktin, indinjatën, frikësimin e të tjerëve. Sepse frikësimi prodhon klikime, klikimet prodhojnë kohë dhe koha prodhon para. Për herë të parë në histori, ekonomia e vëmendjes është bërë ekonomi politike, sa më shumë zemërim aq më shumë shikueshmëri, ndikim, pushtet, mbi skllevërit e algoritmeve. Kjo është arsyeja pse sot protestat nuk zhvillohen vetëm në shesh, por kanë nevojë për një shesh thjesht si përfaqësim i një lukunie që proteston në algoritëm. Madje sheshi është studio televizive, është vendi ku filmohet materiali për ta ushqyer algoritmin dhe për ta justifikuar atë. Kjo është beteja e kohë sonë, s’ka lidhje me të majtën dhe të djathtën, por me konfliktin. Kush kërkon like dhe folloë me zemërim, punon kundër fëmijëve të tij”.
Nuk jane protesta por nderhyrje nga sherbimet e huaja , ndaje shpjegohu ti dhe responsabli sherbimit informative shqiptar, mos n'a mer per qorra se nuk je me i shkolluar se ne , dhe as me i zgjuar...jep shpjegim. Kush i solli 10 autobus me pankarta shkruar Zverneci toke Greke ne Tirane. Na shpjego çfare kerkojne koqevaret ne Shqiperi. Kush eshte personi ne Bosnie Nese kerkone te anashkalosh problèmin harroje, ke dy rruge ose puno ose hapi rruge nje tjetri socialist , peralla tregoja Zahos ne shtepi.
Turpe per ty kur mbeturina te tipit Kurtovitç , Bejleri, Abdylqerim destabilizojne Shqiperine.... Sinqerisht nuk meriton rrespekt....
Populli do te clirohet nga hajdutet 36 vjecare dhe ti nuk e arrite kete perkundrazi kultura e vjedhjes eshte bere standart ne shqiperi.Prandaj pjesa e ndershme e ketij populli kerkon nje fillim te ri me nje shtet te vertete te ri sepse deri tani nuk ka pasur ne shqiperi te tille!Te dyja partiet PD dhe PS e paten shansin 36 vjet dhe nuk e bene.Tani do perpiqet ta bejne ata qe nuk vjedhin!