"Zvërneci u bë kërthiza e botës," Rama për protestat: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

20 Qershor 2026, 11:35Politika TEMA
"Zvërneci u bë kërthiza e botës," Rama për

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat 20-ditore kundër investimit në Zvërnec gjatë mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Në fjalimin e tij, ai e përshkroi debatin si një “ciklon dixhital” që, sipas tij, e ktheu Shqipërinë dhe Zvërnecin në qendër të vëmendjes globale.

“Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital. Një vorbull më e madhe sesa përmasat e vendit tonë. Kjo vorbull përfshiu të reja, të rinj, patriotë dixhitalë, komedianë të kthyer në kandidatë, delirantë me qeleshe, njerëz nga të gjitha kontinentet, media sociale dhe tradicionale nga të gjitha kontinentet, parti politike në Europë dhe në SHBA, aktorë të biznesit të turizmit në rajon dhe aktorë shtetërorë malinj ndaj Shqipërisë. Natyrisht, edhe karavidhet opozitare të vendit tonë. Befas Zvërneci u bë kërthiza e botës, ku po vendosej fati i ngrohjes globale. Bulevardi i Tiranës u bë sheshi ku qindra mijëra njerëz, sipas vetë Sanders, iu turrën oligarkisë botërore. Bota shqiptare u njehsua me histerinë e kanaleve sociale, duke bashkuar në një armatë të vetme çlirimtare zogjtë më elegantë të botës, Flamingot, me fundin e kazanit dixhital”, Rama.

Ai vijoi: ”Degradimi i dhunshëm i një sherri vulgar mes rojeve të sigurisë private dhe një protestuesi u bë zanafilla e një lufte globale online, ku nuk mbeti llogore pa shkrehur municionet përkatëse. Po të ishte për botën e Nartës, ajo mund të ishte kthyer qetësisht edhe 10 vite më parë, kur flamingot nuk shtegtonin më drejt lagunës së saj, sepse i priste plumbi i gjuetarëve të dehur me dy këmbë.

Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por prej emrit të Kushnerit dhe hijes së vjehrrit të tij, të cilin e urrejnë për vdekje të gjitha armatat online. Dhe si në një film, bulevardi përputhi atë arenë të frikshme me krejt armatën e urrejtësve shqiptarë, online dhe offline. Jo kundër Trumpit, por ndaj meje dhe ndaj jush. I gënjeu mendja se çadra globale e kësaj proteste do të bënte mrekullinë që nuk e bëri dot çadra lokale e protestës së Lulit tim dhe kështu do të laheshin dy hesape të vjetra. Bota e madhe do ta turpëronte Trumpin në betejën e Nartës".

14 Komente

  1. N
    Nroqi

    Edi Rama,vetem perpara Shqiperin,shumica e protestuesve as vet nuk e din cfar kerkojn. Jan perfshir ne protest islamiket e Kosoves dhe te Maqedonis me ne krye islamistin Iranian Kreshnik OSMANIN.E kemi then qe ne fillim eshte levizje haxhiqamiliste me veshtrim nga Lindsay. Shqiperia ne BE deri ne 2030.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parku Rinia

      Perse nuk flet per problemet reale por kercen si kanguri ne zigzage neper njolla psiko-sociale te disa individeve: - Rruget te mbeten rrugeve edhe ty me keq se ¨gogolit¨ Sali Berisha = ku kane perfunduar milionat e eurove, - - - - - Pronat, private e shteterore i katandiset ne dite te hallit ne Vloren e Bregut e te Zvernecit me Kadastren pa Kadaster, ku ne 11 vitet e fundit jane ¨dorehequr¨ 17 drejtore ?! - - - - - Shendetsia nuk eshte per asnje segment falas ashtu si e propagandon, por edhe ne c'menyra e permasa zeri i buxhetit per shendetsine ne keto 13 vite eshte vjedhur e grabitur me miliona eur e rrjepur deri ne palce, - - - - - Shqiperia vendi i dyte ne Europe, pas Norvegjise per sasine e ujit pre fryme, e ndoshta i pari per cilesine e ujerave, nuk pi dot uje ne rubinetin e shtepive, - - - - - produkte qe shiten per ushqime e qe jane totalisht kancerogjene, - - - - - asnje Inspektorat nuk funksionon si i tille, por si MAFIE qe mbush xhepat dhe kutite e votimeve sepse zgjedhje nga 2008 nuk ka me as brenda partive e jo e jo kombetare e lokale, - - - - - etj. - - - - - etj. - - - - - etj. - - - - -

      Përgjigjjuni
    2. O
      O

      Kjo protest eshte:Jan ngrit kembet ti bjen kokes,qendra eshte Greqi,Serbi,Kukes,Tropoj,Prishtine,Tetov.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zukenberg

        Idiot ! Leri leksionet per mekanizmin e algoritmeve dhe ciklonin digital por merru me shkaqet e zemerimit qytetar. Mos fol sikur je ne Harvard o hajvan! Je KM , je parti politike qe qeveris dhe cunami popullor do te te gremise !

        Përgjigjjuni
        1. N
          N

          Mendoj se jan nakatosur bashke Kurti,Bejleri,Vleni i Kasemit,Osmani i IRANIT dhe shume fundrina te tjer,natyrisht ne prapasken krimineli Sali Berisha. Kjo eshte panorama e rrugeceve protestues.

          Përgjigjjuni
          1. G
            G

            Qesharaket dhe parazitet kan dal ne rruge,cfare kerkojn? Heperhe nuk e din,vetem yxhym perpara,u bo deti kos mos kapim ndonje gje.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Z

              Atij kuksianit me qeleshe,KOLA,do I japim postin e kryeministrit qe te na coj ne MEKE Afrike.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjergj Fishta I riu

                Ketu ke te drejt Zoti Rama. Mu ne piken kulmore te levizjes ekonomike, u ngriten si me takt antiamerikanizmat dhe antiizraelizmat qe nxiste Enver Hoxha dhe flenin e do te flejne si te fashitura ne shpirtin e njeriut te ri qe na la pas. Mirpo po te jape nje ilustrim. Shtat ushtar turq, po leviznin ne nje pylle per te kapur do rebel qe nuk desheronin te myslimanizoheshin. Duke ecur ne pylle, oficeri qe i udhehiqte u ndalua dhe ju tha: ç'qenkan te mire per topuz lodre keto drure frasheri te ri. Menjehere ushtaret e arrestuan oficerin sepse diktuan se ishte magjup. Shkuan ne gjygj tek Sulltani dhe ai, i preu koken magjupit se nuk bajne per lufte, se ne mes te luftes e kane mendjen tek lodra. Te ta perkthei pake qe mos ta marresh per ters: Kryeminister sot duhet te ishte ndonje pinjolle ballisti (me qe sherri vazhdone ne Jug) e tu jepte nje mesim te mire gjysme opinges qe jane mesuar te shtiren si atdhetar ne tokat e rrembyera Beut. Mos harro nacionalistet shqiptare qe mbrojten Izraelitet ne luften e dyte botrore e ne anen tjeter perdoren boshtin e hapen shkollat shqipe ne 'Tokat e Lirueme', e Shqiperia funksiononte si e PLOTE. Je i mire, por ne pozicionin e keq se je kryetar i P.S.-es, ndaj vazhdo iden e rikthimit te Mithat Frasherit ne token Nene.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  P

                  Zukerbergu leshit,ku e ke uraganin,te Kola me qeleshe,apo te Kreshnik Osmani I Hamasit,apo te Beleri me Kurtin?

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pelikani...

                    Para 10 vjetëve ishim një republikë bananesh në Ballkan, SOT jemi një shtet që kërkon të hyjë në Komunitetin Europian. Rezoluta 46a, miratuar 17 qershor 2026 nga Parlamenti Europian: "Shprehim shqetësim të thellë se zhvillimet në vazhdim brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë dëshmojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve legjislative dhe rreziqet që ato sjellin për zonat me vlera ekologjike të njohura; ndjek nga afër protestat masive paqësore që po zhvillohen në këtë drejtim; u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vendosin menjëherë një moratorium mbi të gjitha procedurat e reja të dhënies së lejeve, punimet ndërtimore dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa të jenë shfuqizuar dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, bazuar në një kërkesë të kahershme të Komisionit dhe Parlamentit dhe në përputhje me kriteret përmbyllëse të Kapitullit 27, si dhe derisa të jetë siguruar pajtueshmëria e plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës; thekson se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile".

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      X

                      Shqiperia eshte "diktatur" e Edi Rames,dhe kete do ta xrroj uragani I Kurtit,Kasemit, Bejlerit,Mexhitit,Osmenit,dhe Kola me plis dhe shoket e tij kuksian prej Londre. GALLAT

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        G

                        Vetem plisi me KOLEN e shpeton Shqypnin.

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          J

                          Une them kryeministre te bojm Klodiana LALEN,them se do na shpetoj

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nastradini

                            O debili i Lindes me kapele ndonje fjale per Arta Daden dhe Ditmir Bushatin ke ?

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje