Policia ka vendosur në pranga një të ri 25-vjeçar, i cili dyshohet se vrau me mjete prerëse fqinjin e tij 60-vjeçar gjatë një konflikti të çastit në Rrogozhinë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50 të mbrëmjes në lagjen “Mollaj” të Rrogozhinës.
Sipas policisë, mes dy fqinjëve, M. M. (25 vjeç) dhe Rr. M. (60 vjeç), ka shpërthyer një konflikt i shpejtë për motive të dobëta, gjatë të cilit është përdorur armë e ftohtë (mjete prerëse).
Si pasojë, 60-vjeçari Rr. M. u plagos rëndë dhe humbi jetën, ndërsa autori i dyshuar, M. M., u dëmtua lehtë në dorë.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, arritën në vendngjarje dhe, nëpërmjet veprimeve të shpejta operacionale, identifikuan, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar brenda pak orëve.
“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 25-vjeçarit, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti të çastit ku u përdorën mjete prerëse, plagosi një 60-vjeçar, i cili më pas humbi jetën.
Rreth orës 21:50, në lagjen “Mollaj”, Rrogozhinë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta mes shtetasve M. M., rreth 25 vjeç, dhe Rr. M., rreth 60 vjeç, fqinjë me njëri-tjetrin, ku u përdorën mjete prerëse, shtetasi Rr. M. u plagos rëndë dhe më pas humbi jetën, ndërsa shtetasi M. M. u dëmtua lehtë në dorë.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, shkuan në vendngjarje dhe, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, identifikuan, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin M. M.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
JO PO LAGJA FIKU,JA FUSNI KOT
Per cdo vrasje, cdo aksident, cdo sherr, dhe cdo e keqe qe ndodhe ne vendin tone qoft dhe spontane te gjitha fijet jane tek armiku i shqipetareve SALIH SHPELLARI