Rama pritet nga Macron në Élysée më 22 qershor, zbardhet axhenda e bisedimeve

21 Qershor 2026, 09:25Politika TEMA
Rama pritet nga Macron në Élysée më 22 qershor, zbardhet

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Francës ku do të pritet në një takim zyrtar nga presidenti Emmanuel Macron më 22 qershor. Mësohet se Rama dhe Macron do të takohen në orën 13:00 në Paris.

Pritja do të zhvillohet në Pallatin Elysee ku pritet të diskutohet rreth integrimit të Shqipërisë në BE si dhe për investimet franceze në Shqipëri.

Sipas njoftimit të bërë nga zyra e shtypit të qeverisë franceze, bisedimet do të fokusen rreth disa projekteve, mes të cilave liceu i ardhshëm francez në Korçë.

Njoftimi zyrtar i qeverisë franceze

Presidenti i Republikës do të presë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, të hënën, më 22 qershor 2026, në Pallatin Élysée. Ky takim zhvillohet në vijim të shkëmbimeve mes dy drejtuesve, të cilët janë takuar veçanërisht në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe në maj 2025.

Presidenti i Republikës dhe Kryeministri Edi Rama do të diskutojnë mbi perspektivën europiane të Shqipërisë dhe reformat e ndërmarra në këtë kuadër. Kreu i shtetit do të rikonfirmojë mbështetjen e vazhdueshme të Francës për vijimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në respekt të kërkesave dhe parimeve mbi të cilat ai bazohet.

Dy drejtuesit do të diskutojnë gjithashtu zhvillimin e bashkëpunimit në fushat e arsimit, ekonomisë dhe energjisë, si dhe perspektivat e ofruara nga investimet franceze në Shqipëri. Ata do të bëjnë një bilanc të disa projekteve, mes të cilave liceu i ardhshëm francez në Korçë, nismat e mbështetura nga grupi AFD në fushat e energjisë dhe mjedisit, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në sektorët e transportit, infrastrukturës dhe mbrojtjes.

* Perspektivën europiane të Shqipërisë.

* Reformat që Shqipëria po zbaton në kuadër të anëtarësimit në BE.

* Franca do të riafirmojë mbështetjen e saj për vazhdimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke respektuar kriteret dhe parimet e BE-së.

* Bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik.

* Investimet franceze në Shqipëri.

* Liceun francez që pritet të ndërtohet në Korçë.

* Projektet e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) në energji dhe mjedis.

* Mundësi bashkëpunimi në transport, infrastrukturë dhe mbrojtje.

* Pritja zyrtare e Edi Ramës nga Presidenti i Francës në oborrin e Élysée.

* Drekë pune mes dy liderëve.

Gazetarët që duan të mbulojnë pritjen duhet të kërkojnë akreditim deri në orën 09:00 të datës 22 qershor 2026. Pas konfirmimit do të marrin një email që duhet ta paraqesin për hyrje.

7 Komente

  1. x
    xha Braho

    wow sa shpejt e organizuan takimin, tak-fak! -hahahahahahahhaah Sa me shume perpelitesh aq me keq per Shqiperine!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Antivlera

      Si ka mundesi qe europa akoma pret autokrate dhe diktatore. Lereni pak diplomacine e teperuar dhe shikoni ca demi i bejne njerez si rama popullit te tyre dhe vlerave europiane ne teresi

      Përgjigjjuni
    2. v
      vlora.vlora

      prosituta e rilindjes ,lavirja e evropes qe ngeli duke bredhur sa lart dhe poshte thuajse i zgjidhi problemet e shqiptareve

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gan

        Hajdutet si rama duhet ti prese vetem Lukashenko. Hajduti rama nuk perfaqeson nje popull qe prej dekadash po mundohet te heqe qafe korrupsionin e instaluar pikerisht nga ai

        Përgjigjjuni
      2. T
        Telling the truth

        Aleksandr Soros ta rregulloi takimin, per te ftohur valen e protestes? Si dy pika uji ngjani me Saliun dhe gjithe horrat e diktatoret e te gjitha koherave! Ti nuk po arrin te kuptosh qe jo integrimin te kesh ne dore, pot dhe diellin te kesh ne dore SHQIPTARET te kerkojme largim pa kusht! Pellazget ,Iliria, Arberia, Shqiperia kane jetuar dhe kur nuk e kane patur idene se ku bie Paris, Brussel, Moske a Washington, nese kane ekzistuar ne stop kohera!!! Shqiptaret, te mireintegruar me njeri tjetrin dhe i kane ndare e bere punet per 7 pale qejfe! Keto dallaveret e juaja ne emer te gjoja kooperativizmit te botes jane te neveritshme, te padobishme. Na thuaj sa euro ka ndihmuar Franca ne 35 vjet Shqiperine? Po, ka ndihmuar armiqte e saj, serbe e sllave! Ora jote politike KA VDEKUR.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirona

          Duhet te jesh kar qe arrin kaq shkelqyeshem ta reklamosh trapllikun tend. Hajde nivel hajde.... Dhe si ty o palle delirante ka shume ky vend.....

          Përgjigjjuni
          1. M
            Misioni i papërfunduar i Slobos(nëse je këlysh i A

            Me siguri ti do jesh një nga këlyshet e Albin Kurvit ose Sali Fekales.Një gjë duhet ta kesh parasysh ti këlysh i zgjebosun,Rama edhe mund të ikë por do vij një tjetër dhe ne "komunistët" ty dhe sojin tënd do vazhdojmë t'ju shtypim si minjt e haleve historikisht.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje