FOTO LAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

20 Qershor 2026, 22:38Politika TEMA
FOTO LAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”,

Mbështetësit e Berishës duket se nuk po fshihen më brenda protestës, por kanë dalë hapur në qendër të saj. Një fotografi e shkrepur gjatë marshimit të mbrëmjes në Tiranë tregon një protestues me një bluzë ku shfaqet ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i shoqëruar me mbishkrimin fyes “Fuck you Blinken”.

Pamja vjen në një moment kur organizatorët kanë insistuar ta paraqesin lëvizjen si qytetare dhe mbi partitë politike.

Megjithatë, prania e mesazheve të lidhura drejtpërdrejt me betejat politike të Berishës po ushqen debatin nëse protesta po ruan ende profilin e saj fillestar apo po kthehet gradualisht në një hapësirë ku po gjejnë vend edhe kauzat personale të liderit të opozitës.

Lini një Përgjigje