OKB ngre alarmin për Sudanin: Rrezik i pashmangshëm për mizori në masë

21 Qershor 2026, 08:35Bota TEMA
OKB ngre alarmin për Sudanin: Rrezik i pashmangshëm për mizori

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin e thellë për një “rrezik të pashmangshëm të mizorive në masë” në Sudan.

Ky alarm vjen teksa forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kanë rrethuar qytetin strategjik El-Obeid.

Përmes një deklarate zyrtare për media, Këshilli i Sigurimit i ka bërë thirrje urgjente palëve që të ndalin menjëherë luftimet.

“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit shprehën shqetësimin për rrezikun e pashmangshëm të mizorive në masë dhe kërkuan që RSF-ja të ndalojë menjëherë sulmin e saj ndaj El-Obeid”, thuhet në deklaratën e OKB-së.

Gjithashtu bëhet e ditur se Sudani ndodhet në një krizë të rëndë humanitare dhe sigurie që nga shpërthimi i konfliktit të armatosur midis ushtrisë rregulltare dhe forcave paraushtarake RSF.

4 Komente

  1. n
    nje e vertet e modhe........

    Sudani i Balkanit, Albaniston, eshte e njejta gje....'97 tregoi rrealitetin!!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Ceni

      Shqipërisë ti rrush fundin.

      Përgjigjjuni
    2. X
      X

      Këtë ëndërrojnë disa protestues edhe te ne, sidomos të ardhur nga VV E Kosovës dhe Vlen i Maqedonisë së Veriut.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patronazhiti

        E nxorri koken patronazhisti. Me kaq pak fjale sa ke shkruar nuk e meriton sufflaqen per sot. Mundohu me shume. Partia ka besim se ti do tja dalesh.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje