VIDEO/ “Menduan se u bë deti kos”, Rama: Disa po përdorin protestën për karrierat e tyre politike

21 Qershor 2026, 11:05Politika TEMA
VIDEO/ “Menduan se u bë deti kos”, Rama: Disa po përdorin

Sot në shënimet e tij të javës kryeministri Edi Rama beri te qarte se nuk ka ndermend te largohet. Pas algoritmit te rrjeteve sociale, të cilin Rama e cilëson si faktor kryesor të protestave masive, kryeministri ka gjetur një tjetër faktor, atë që e konsideron "dore te fshehur" të partive të reja për karrierën e tyre politike.

Sa më shumë zemërim, sa më shumë frikë, sa më shumë tronditje, aq më shumë shpërndahet iluzioni se, pak nga pak, duke u shkëputur nga realiteti, njeriu, në realitetin e kuruar nga algoritmi, mund të ndryshojë botën, mund të shembë atë që e pengon të jetë i lumtur. Mund të bëjë një kapërcim të ëndërrt pa gjykuar më mbi faktet, por mbi një version faktesh që i serviret pa pushim, e pa pushim, e pa pushim në ekranin e celularit. Pa ndjekur domosdoshmërisht të vërtetën, por duke u bërë pjesë e një historie të ndërtuar për të, të montuar, të amplifikuar dhe të rrethuar me të tjerë si pjesë e diçkaje që të bën të mendosh se ti po përjeton mishërimin e bindjes tënde të ndarë me shumë të tjerë dhe papritur nuk je më vetëm.

Prandaj edhe sot ka shumë njerëz që dalin në protesta me bindje të sinqerta, siç ka këtu jo shumë larg nga ku po flas, njerëz që mendojnë sinqerisht që duke dalë në protestë po mbrojnë natyrën, po mbrojnë flamingot, po mbrojnë një pasuri që i përket të gjithëve. Gjithçka është fisnike dhe legjitime dhe meriton shumë respekt si qëllim, por po i mbrojnë nga kush? Po i mbrojnë nga unë, po i mbrojnë nga ne? Që natyrën, mbrojtjen e natyrës, zonat e mbrojtura, ndalimin e gjuetisë së paligjshme, ndalimin e prerjes së pyjeve, i kemi pasur lajtmotiv dhe i kemi lajtmotiv të punës sonë. Dhe prandaj edhe thirrja ime është që, me respekt për motivin, nuk duhet përjashtuar detyrimi për të verifikuar faktet. Sepse kur emocioni ushqehet nga gjysmë të vërteta, nga pamje të shkëputura nga konteksti, nga sloganet që qarkullojnë më shpejt se provat, nga një algoritëm që shpërblen gjithmonë atë që trondit, jo atë që shpjegon, atëherë idealizmi, dëshira e sinqertë, nevoja për t'u shprehur në një komunitet, kthehet në instrument, në instrument në duart e atyre që kanë interesa krejt të tjera.

Njeriu mendon se po mbron flamingot, se po mbron Zvërnecin, se po mbron Shqipërinë, ndërkohë që po mbron interesat e dikujt tjetër.

Menduan gabimisht se u bë deti kos për lugën e ndryshkur të karrierave të tyre politike apo për partiçkat e tyre të reja, që u bënë shumë shpejt të vjetra, të vogla, që duan të rriten duke hedhur gurë, duke fshehur duart, duke nxjerrë një dorë, duke mbuluar një dorë tjetër”.

6 Komente

  1. P
    Puno

    Per kamione te mbushur me koqevar qe qarkullonin duke shkelur kodin rrugore ke ndonje pergjigje...... Per grisjen e flamurit ne ambasaden e izraelit ke ndonje pergjigje. Per Abdylqerimet e Maqedonise . Lere Gone pulangrensin , Tik Rosakun apo komunisti Qorri nnnnn ata jane shtetas shqiptar kane partiçkat dhe bejne luften e tyre politike. Per Kurtovitçin e Serbis qe dergone element terrorist per te destabilizuar vendin ke pergjigje. Per Bejlerin me 10 autobus dhe Abdylqerimet thuaj ndonje fjale. Zoteri te kemi votuar zbato ligjin shteti mbahet me ligje jo me peralla po te vijne koqevaret me kamione, une si votues i PS te thème çfare kerkojne koqevaret ne Shqiperi dhe çfare masa ke mare .

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patrioti.

      Bravo, shumë bukur i thua. Ti je kryeministri i Shqipërisë dhe mban përgjegjësi për të gjitha sa ndodhin. Kanë të drejtë një pjesë të protestojnë, sh bukur, le t'a bëjnë por për ata 10,15 mijë vetë aty nuk mund të shkelen të drejtat e 2 milion e gjystë tjerëve. Vitohesh ti njer në 4 vjet jo Ose Dado me kompani dhe Qorrat e Felliqesirat Shehajt me shokë kështuqë përgjegjësi mban t'i për çdo gjë. Nëse e ndjen detyrën vepro në sensin që është e drejtë për shumicën. Sa për Albinin ai duhet ca detyrë ka.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Asd

      Pergjigju pyetjes kryesore. Leri arsyetimet dege me dege. Eshte koha ta ç-ngjitesh karrigen nga bytha.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na ruajt zoti

        1000 militarë pd plus shehaj,qorr plus llapi Të gjithë jumbesit e djeshëm me marifete rrjetesh e me teoritë ezhbërrjes së gjithçkaje po hanë e nuk po ndjejnë ngopje Nuk duan asnjë provë e fakte Paguhen për të shumëfishuar URREJTJE e zhbërrje ligji

        Përgjigjjuni
        1. 1
          17 nentori

          O bablok, me ne fund Sorosi ka vendosur te te heqi nga posti. Ke 28 vite qe ke ecur ne karriere vetem prej tyre. Ke dal edhe ke bere palacon mediatik ne te gjitha mediat e majta neper bote veten sepse ata ta jepnin mundesin. U duhej nje karagjoz si puna e jote. Por erdhi nje moment edhe te hypi pordha e madhe. Kerkove te kaloje ylberin. Te kaloje nga kampi i Sorosit tek ai i Trump. Por ata nuk jane karagjoz si puna jote. I kane gati planet ne sirtar. I kane edhe strukturat paralele per te te zvendesuar. Se jane ustallare edhe kane investuar tek 70% e klases politike. Ti nuk e ke shume hallin tek protesta. Edhe pse te dhembe shume jehona mediatike e saj (e fryre nga Sorosi). Ti e ke hallin tek ajo lufta tjeter qe nuk po e sheh asnjeri. Tek nderprerja e zinxhirit ekonomik qe po te mban ne pushtet. Po ndaluan kullat edhe leket e droges qe qarkullojne ti ke marre fund. Edhe vella Aleksi kete po te ben . Po te nderpret parate. Manja i ka zhvendosur shumicen e aseteve por ti si do ia besh qe i ke futur te gjitha ne nje kompani. E di vet ti se ku. Tani dy fjale per delet dmth per popullin. Keni dy vite te veshtira perpara. Ekonomia do tronditet. Kujdes me shpenzimet. Nese doni te ruani ato pak para qe keni mos investoni ne real estate sepse ndertimi me fonde te paligjshme do goditet. Nese doni te ruani vleren e lekut mundohuni ti ktheni ne flori. Vetem ne kete menyre do ruani vleren e asaj qe keni. Keto 2-3 vite do jene te veshtira pastaj do jete pak me mire se sa me kete legenin.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironsi

            Sa je lodhur o mavri. Po normal që disa do e përdorin protestën për karrierat e tyre pokitike. Pse për ty ishte ok të përdorje çdo mjet për karrierën tënde? Po NANO ik që çoje Lali Erin aty, ça ishte? Po 21 Janari? Me logjikën tënde nuk u dashka protestu se mund të përdoret nga "disa". Thelbi është pse kaq shumë njerëz të urrejnë dhe deri në ç'masë sa nuk kanë as frikë të ta plasin më në fytyrë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje