Bisedimet me SHBA, Irani: Nuk kërkojmë bombë atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

21 Qershor 2026, 14:15Bota TEMA
Bisedimet me SHBA, Irani: Nuk kërkojmë bombë atomike, por nuk

Irani nuk po kërkon të sigurojë një bombë atomike, por këmbëngul në të drejtën e tij për të vazhduar pasurimin e uraniumit.

Kështu përsëriti Presidenti iranian Masoud Pejeskian, pak para se të fillonin bisedimet me Shtetet e Bashkuara këtë pasdite në Zvicër.

“Kjo nuk është asgjë e re dhe ne gjithashtu mund të deklarojmë me shkrim se nuk kemi ndërmend të ndërtojmë bombën”, tha Masoud Pejeskian, sipas faqes së internetit të presidencës iraniane.

“Megjithatë, ne nuk do të heqim dorë nga e drejta jonë për pasurim”, shtoi ai.

Traktati i Mospërhapjes Bërthamore (NPT), nënshkrues i të cilit është Irani, garanton këtë të drejtë për qëllime civile.

1 Komente

  1. M
    Mero Baze

    Iranianet nuk leshuan asnje centimeter nga pozicioni i tyre i meparshem. Ata e kishin ndaluar me nje fatua nga Ajatollahu qe u vra ndertimin e nje bombe atomike , megjithese te gjitha njouhurite dhe mjetet i kishin , dhe prap nuk heqin dore nga pasurimi i uraniumit qe kane. Ja pra se cben nje civilizim me eksperiencen dhe njohurite 6000 vjecare perballe nje superfuqie ushtarake 200 vjecare. . Kjo tregon qe ne jemi gabuar shume mbi ate civilizim aq te lashte , sepse i kemi para ata gjithmone me syzet e izraelit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje