Ekaterina Schulmann është një politologe ruse dhe profesoreshë në Universitetin e Shkencave Sociale dhe Ekonomike në Moskë.
Ajo ka qenë prej vitesh e angazhuar në opozitën demokratike ruse dhe pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022 u largua nga Rusia. Sot jeton në Berlin dhe është ndjekëse e Robert Bosch Academy, ndërsa ka mbi 1.2 milionë ndjekës në You Tube.
Në intervistën e dhënë për Corriere Della Sera, ajo analizon gjendjen e brendshme të Rusisë dhe sistemin politik të Putinit. Sipas saj, si shoqëria ashtu edhe elitat në Rusi janë gjithnjë e më të pakënaqura.
Ajo thotë se sistemi rus po arrin kufijtë e tij të përshtatjes. Schulmann sugjeron se lufta në Ukrainë mund të “ngrihet” për arsye të brendshme politike.
Pyetje: Elitat ruse dhe burokracia e lartë kanë heshtur që nga 2022, por pakënaqësia duket e dukshme. Sa mund të zgjasë kjo heshtje?
Përgjigje: Si elitat ashtu edhe shoqëria civile janë gjithnjë e më të pakënaqura me status quo-në.
Përgjigje: Sondazhet tregojnë rritje të ankthit dhe pakënaqësisë. Që nga pranvera 2025, shumica e qytetarëve janë të pakënaqur dhe gjithnjë e më shumë mbështesin negociatat e paqes.
Përgjigje: Edhe elitat nuk janë të izoluara nga shoqëria. Sistemi është një piramidë. Ka shumë burokratë që nuk vendosin, por janë pjesë e sistemit. Në krye është udhëheqja e izoluar.
Pyetje: E keni fjalën për Vladimir Putinin?
Përgjigje: Po. Ka një hendek mes atyre që japin urdhra dhe atyre që i zbatojnë. Sistemi ka arritur kufijtë e tij të përshtatjes.
Pyetje: A është i qëndrueshëm sistemi?
Përgjigje: Jo gjithçka shembet menjëherë, por çdo sistem ka inerci. Si Perandoria Romake, edhe këto struktura bien me kohë.
Pyetje: A ka Putini ende burime për luftën?
Përgjigje: Problemi nuk është vetëm mungesa e burimeve, por mungesa e një perspektive. Sistemi po humb “ideologjinë e së ardhmes”.
Pyetje: A është Putini i vetëdijshëm për dështimin e luftës?
Përgjigje: Ai beson se gjithçka po shkon mirë dhe se duhet vetëm kohë. Kjo krijon një realitet të shkëputur nga Ukraina.
Pyetje: Ka shenja pakënaqësie në elitë?
Përgjigje: Ka sinjale të shpërndara, madje edhe vetëvrasje e vdekje të dyshimta. Tek strukturat e sigurisë niveli i stresit është shumë i lartë.
Pyetje: A është Putini i informuar për ekonominë dhe luftën?
Përgjigje: Ai e di situatën e brendshme dhe ekonominë, por është më pak i informuar për realitetin në frontin e luftës.
Pyetje: A mund ta ndalojë luftën?
Përgjigje: Po, një armëpushim është i mundshëm nëse presioni i brendshëm rritet, sidomos për arsye elektorale.
Pyetje: A ka shanse për ndryshim drejtimi?
Përgjigje: Nëse ka rënie në sondazhe, Putini mund të zgjedhë ngrirjen e konfliktit për të ruajtur mbështetjen politike. Por nëse beson në një fitore të shpejtë, mund të vazhdojë luftën.
Intervistë dhënë për gazetarin Federico Fubini, Corriere della Sera
Kësaj i thonë; Të pyetet Albana Vokshi për qeverinë e Edi Ramës?!