“Le të takohemi te kutia e votimit”, Admir Kadeli: Shqipëria nuk mund të jetë kostoja e ambicieve politike

21 Qershor 2026, 14:35Politika TEMA
“Le të takohemi te kutia e votimit”, Admir Kadeli:

Deputeti socialist Admir Kadeli ka reaguar ndaj protestave dhe thirrjeve politike që i kanë shoqëruar ato, duke thënë se çdo alternativë për vendin duhet të matet në zgjedhje dhe jo përmes dëmtimit të imazhit të Shqipërisë. Sipas tij, kritika dhe protesta janë të drejta demokratike, por ambicia politike nuk mund të ndërtohet mbi dezinformim, goditje të ekonomisë apo dëmtim të turizmit. Kadeli thekson se gara duhet të bëhet me ide e programe, ndërsa vendi nuk duhet të kthehet në kosto të betejave politike.

Reagimi i plotë i deputetit Kadeli:

Nëse dikush beson se ka një alternativë më të mirë për Shqipërinë, rruga është e hapur, hajde bujrum!

Le të krijojë parti. Le të paraqesë program. Le të bindë qytetarët dhe pastaj të takohemi aty ku vendos populli: TEK KUTIA VOTIMIT!

Kjo është demokracia.

Por ajo që nuk mund të pranohet është që ambicia politike të ndërtohet mbi dëmtimin e Shqipërisë sepse ne e kemi parë një herë këtë film!

Në vitet e tranzicionit, në emër të zemërimit, të revolucionit dhe të ndryshimit, vendi humbi fabrika, uzina, prona publike, vende pune dhe vite të tëra zhvillimi. Çmimin nuk e paguan politikanët. E paguan qytetaret!

Sot nuk kemi të drejtë ta përsërisim atë histori me mjete të tjera teknologjike, sepse sot nuk shkatërrohen më ndërtesat me leva, por shkatërrohet besimi me dezinformim. Dëmtohet ekonomia dhe turizmi me fushata të organizuara. Goditet imazhi i Shqipërisë me narrativa që përhapen në algoritme dhe konsumohen nga bota si e vërteta e vetme.

Askush nuk fiton kur humbet Shqipëria.

Kritika është e domosdoshme. Protesta është e drejtë. Gara politike është themeli i demokracisë, por Shqipëria nuk mund të jetë kostoja e betejës politike të askujt.

Sepse ajo që është ndërtuar me djersën e miliona shqiptarëve nuk mund të vihet në rrezik për të fituar disa mijëra pëlqime, disa minuta vëmendje apo disa vota më shumë.

Le të garojmë me ide.

Le të përballemi me projekte.

Le të na gjykojnë qytetarët.

Por Shqipërinë ta mbajmë jashtë kësaj lufte.

 

7 Komente

  1. K
    Kolegu i SPAK-ut

    Me Ligjin zgjedhor që kanë gatuar saliu dhe mbreti nuk fiton dot me votë asnjë. U bë para ca vitesh deputet me 300 bota Tit Vasili dhe ngeli jashtë me 9000 vota ai që sot është avokati i popullit por që është bërë memec i ka ikur goja Ju për shembull merrni rrogën kot nuk keni asnjë kontribut në shoqërinë shqiptare përveç emërimeve në punë. Kaçol

    Përgjigjjuni
    1. A
      AI

      KAQOL deshe te thuash o kosovar i i KURVIT? Alfabetin... meso alfabetin o KAQOL i VETEVARROSJES!

      Përgjigjjuni
    2. M
      Maqo Voskopoqiri

      Princi kadeli djali mbretit te ndjere Gj. Kadeli po more kokrra malokut Dhqiperine do Sulltan RamoDuro shtet qe do kete " mbretin " vet cdo rreth...! Maloket mbreter te shpellave te Oroshit..babaj jote e quante veen mbret ti princ RamoDuro SullanSurreli...! Me ate mendje rri...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti

        Ramën nuk e ke zgjedhur ti more injorant e debil! Ju shpellarët nuk keni haber se si funksionon një shtet demokratik, nuk ndërton shtet injoranca dhe karietistët që kërkojnë pushtet pa ju drejtuar votës. Qeveris shumica me votë kur të vijë koha e zgjedhjeve. Koka jote boshe do ta kuptojë se cila është shumica atëherë. Po sikur Rama të kërkojë një tubim të mbështetësve të tij që do jetë një masë njerëzish bulevardi do jetë shumë i vogël për to, çfarë do thotë koka jote boshe?

        Përgjigjjuni
      2. M
        Maqo Voskopoqiri

        Princi kadeli djali mbretit te ndjere Gj. Kadeli po more kokrra malokut Dhqiperine do Sulltan RamoDuro shtet qe do kete " mbretin " vet cdo rreth...! Maloket mbreter te shpellave te Oroshit..babaj jote e quante veen mbret ti princ RamoDuro SullanSurreli...! Me ate mendje rri...

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vetfundosje organizat terroriste

          Jane thjeshte njerez te paguar nga sherbimet e huaja.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Nje reagim me kembe ne toke.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje