Reagon ikona televizive e Luftës së Kosovës: Shteti shqiptar të zbulojë kush e përdhosi flamurin e vendit aleat!

21 Qershor 2026, 19:50Politika TEMA
Reagon ikona televizive e Luftës së Kosovës: Shteti shqiptar

Asllan Bajrami, ikona televizive e luftës së Kosovës, që jepte lajmet në Radio Televizionin Publik Shqiptar, gjithashtu me një karrierë të gjatë në Radio Televizionin e Kosovës, ka reaguar për incidentin në ambasadën e Izraelit. Bajrami, në një postim në rrjetet socjale, shkruan: „TURP!

Ky personi, që shihet në foto duke përdhosur flamurin e Izraelit, vend mik i Shqipërisë dhe Kosovës, është urdhëruar nga sponsorë qarqesh anti-shqiptare ta bëjë këtë akt të shëmtuar me qëllim për të dëmtuar imazhin e shtetit shqiptar.Të tillë persona të shitur, të kamufluar e të infiltruar në protestën e Tiranës, nuk janë të paktë. Ata duhet identifikuar e ndaluar sa më parë nga organet e sigurisë për t’i treguar publikut se kush janë dhe kush qëndron pas tyre”.

Rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian nuk do të mund ta ndalojnë Haxhi Qamilët e kohës sonë.

3 Komente

  1. M
    Me Kurtin e bandat e tij do merret Izraeli

    Ishte nje nga ata te bandes se Kurtit, nje terrorist nga ata qe Kurti i ushqen me populizen e patriotizem fals!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje