Ish-ministri i Transportit në Spanjë dënohet me 24 vite burg për korrupsion

22 Qershor 2026, 15:15Bota TEMA
Ish-ministri i Transportit në Spanjë dënohet me 24 vite burg

Gjykata e Lartë e Spanjës dënoi këtë të hënë me 24 vite burg ish-ministrin e Transportit, Jose Luis Abalos, për korrupsion, në vendimin e parë të një serie skandalesh që kanë tronditur Partinë Socialiste në pushtet.

Abalos u shpall fajtor për një sërë veprash penale, përfshirë pjesëmarrje në organizatë kriminale, ryshfet, përvetësim fondesh publike dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm. Akuzat lidhen me manipulimin e kontratave publike për furnizime mjekësore, si maskat mbrojtëse gjatë pandemisë COVID-19, periudhë kur ai mbante postin e ministrit.


Edhe bashkëpunëtori i tij, Koldo Garcia, u dënua me 19 vite burg.

Biznesmeni Victor de Aldama mori një dënim prej katër vitesh e gjysmë burg, por gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke marrë parasysh bashkëpunimin e tij në zbulimin e skemës korruptive. Kushtet e vendosura për të përfshijnë moskryerjen e veprave të tjera penale, raportimin e aktivitetit çdo gjashtë muaj dhe kryerjen e një viti shërbim në komunitet.


Procesi gjyqësor është pjesë e një sërë hetimesh për korrupsion që kanë prekur persona të afërt me kryeministrin Pedro Sanchez, një nga liderët e paktë të majtë që vazhdon të qeverisë në Europë. Sanchez erdhi në pushtet tetë vite më parë pasi rrëzoi një qeveri të qendrës së djathtë të përfshirë në skandale korrupsioni, me premtimin për të pastruar politikën spanjolle.


Megjithëse përballet me kritika edhe nga aleatët e tij politikë, emri i Sanchez nuk është përmendur në asnjë nga këto çështje. Kryeministri ka deklaruar se hetimet dhe akuzat janë pjesë e një fushate që synon largimin e tij nga pushteti.

5 Komente

  1. Nburg

    Bravooo. Shembulli me i mire per ballukun veliajn dhe ramaballen

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bela, nuk te ben derman as Pamela

      Sa per sqarim, eshte homologu i Lubise ne nivel qeveritar.

      Përgjigjjuni
    2. A
      A

      E majta progresiste, kanceri i zhvillimit ne cdo vend. Po Pallosha dhe Belinda kur e kane radhen ?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kallarja kuqe

        Ore me ty jam, por ketu te djathen e ka mar peng plaku mere. Ku do mbytemi? Njeri shi tjetri bresher

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kolegu i SPAK-ut

        Tani në apel do marrë plarentin avokat që ta bëjë gjyqin live në Spanjë dhe ti mësoje spanjollët si funksionon ligji

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje