Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e Bashkisë së Tiranës, Taulant Tushe, duke e zëvendësuar arrestin shtëpiak me masën “detyrim paraqitjeje”.
Tushe mbahej në arrest shtëpiak që prej janarit të këtij viti, pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme të Apelit. Me vendimin e fundit, gjykata ka vendosur lehtësimin e masës së sigurisë ndaj ish-zyrtarit të Bashkisë së Tiranës.
Taulant Tushe është një nga personat e përfshirë në dosjen e njohur si “5D”, së bashku me ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato.
Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Tushe, në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, së bashku me Enton Punavijën, Julian Zanajn dhe Albanon Jankun, kanë favorizuar shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k. në tre procedura tenderimi të Bashkisë së Tiranës.
Sipas organit të akuzës, të pandehurit i kanë krijuar kompanisë avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë pjesëmarrës në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik.
Taulant Tushe u arrestua në mars të vitit 2024 me urdhër të SPAK, ndërsa në janar të vitit 2026 u lirua nga qelia dhe ndaj tij u caktua masa e arrestit shtëpiak.
Ish-drejtori i Bashkisë së Tiranës po gjykohet gjithashtu edhe për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Cudi , qe Spak-u , i kapur nga Saliu , sipas legenave te Temes , paska liruar nje nga grupi i 5-D , nje afere e denoncuar shume fort nga Saliu dhe PD......mos ndoshta Spak ka ndryshuar kurs ??!!!
SPAKUT PO I VINE MENDET SI DUKET , NGA FRIKA E GJYKATES SE STRASBURGUT....ARRESTI PA FAKTE ,DON TE THOTE QE SHTETI DO TE DENIHRT ME SHUMA TE MEDHA DEMBSHPERBLIMESH....SIC KA NDOHUR ME GJYKATAT SHQIPETARE....EDHE RASTI I ITALIANIT TE TELEVIZIONIT AGON APO TJETER JANE SI DUKET TEPER FLAGRANTE......