Shërbimi Meteorologjik Britanik (Met Office) ka konfirmuar se është vendosur një rekord i ri provizor për ditën më të nxehtë të muajit qershor, me temperaturën 36.9°C të regjistruar në Wattisham, në qarkun Suffolk.
“Temperaturat vazhdojnë të rriten”, njoftoi Met Office.
Një fakt interesant është se Wattisham nuk ndodhet as në zonën që është përfshirë nga alarmi i kuq për vapën ekstreme.
Më vonë gjatë pasdites, rekordi u thye sërish. Sipas Met Office, temperatura arriti në 37.1°C në Cavendish, gjithashtu në Suffolk, duke vendosur një rekord të ri provizor si dita më e nxehtë e qershorit e regjistruar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.
Lini një Përgjigje