Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se protestat e ditëve të fundit kanë humbur vrullin fillestar dhe nuk paraqesin më atë forcë masive që patën në fillim.
“Në ditët e para protesta ka qenë qytetare dhe nuk ka pasur aspak ndikime politike. Problemin unë e shoh në momentin që hyjnë partitë politike dhe mendoj që këtu pati një tkurrje të njerëzve, sepse ata kërkuan që mos të kishte fare ndërhyrje nga politika. Pra po bënin thirrje për largimin e kasës së vjetër”, tha Çakërri.
Ajo shtoi se prania e deputetëve të opozitës, duke përfshirë jo vetëm partitë e vogla por edhe aktorë të tjerë politikë që kërkojnë të marrin territor, ka kontribuar në largimin e pjesëmarrësve të parë.
“Megjithatë kjo është Shqipëria e Re që del në fakt me slogane të vjetra dhe pa një lidership, pa një seli, pa njerëz që do të mbajnë një përgjegjësi për atë që do ndodhë më pas. Nuk besoj që do na çojë gjëkundi. Prandaj do vazhdojë të tkurret me kohën”, theksoi deputetja socialiste.
Sipas Çakërrit, qytetarët nuk po e përkrahin më protestën aq masivisht sa në fillim, pikërisht për shkak të mungesës së konsistencës dhe hyrjes së elementëve politikë.
“Atëherë, për sa i përket konsistencës së protestës, protesta për mendimin tim dhe për mendimin e të gjithë atyre që janë racionalë në këtë pandjeshmëri politike, fare që në ditët e para ka qenë qytetare. Mendoj që njerëzit nuk po e përkrahin më aq masivisht sa ç’ishte ditët e para, pikërisht për këto arsye”, përfundoi Briseida Çakërri.
Nje lajm nga mbledhja e sotme e qeverise , se Mero nuk i publikon : " Ministri Blendi Gonxhe ka propozuar qe te gjithe plazhet publike te behen me pagese 7-10 mije leke (te vjetra) hyrja.........epo ka sens si lajm sepse ne te njejten mbledhje u vendos qe pensionet te indeksohen 2.1% !!!!!!.......Jete te gjate bojaxhiut dhe marrte nga ditet tuaja o patronazhista !!!!!
Mirë e ka kjo depoja