Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, thirrje në kor: Opozitë e shitur

26 Qershor 2026, 22:43Politika TEMA
Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, thirrje në kor:

Protestuesit janë ndalur mbrëmjen e sotme përpara selisë së Partisë Demokratike, gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës.

Të mbledhur para selisë blu, ata kanë thirrur në kor “Opozitë e shitur”, duke drejtuar mesazhe kritike ndaj opozitës dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Prej ditësh, një pjesë e protestuesve kanë artikuluar thirrje jo vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër figurave të vjetra të politikës, përfshirë edhe Berishën, ndaj të cilit kanë kërkuar burgosje.

Lini një Përgjigje