PD mbledh Këshillin Kombëtar më 1 korrik, në rend dite zgjedhja e Kryesisë së re!

26 Qershor 2026, 15:40Politika TEMA
PD mbledh Këshillin Kombëtar më 1 korrik, në rend dite

Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku do të votohet edhe Kryesia e re e kësaj force politike.

“Me datën 1 korrik në orën 18 do të zhvillohet mbledhja konstituive e Këshillit Kombëtar të PD”, thuhet në njoftimin e selisë blu për anëtarët e KK.

Njoftimi:

Të nderuar znj/z anëtarë të Këshillit Kombëtar, duke ju uruar çdonjërin prej jush për zgjedhjen në institucionin më të lartë drejtues të PD ju njoftoj se Ditën e Mërkurë Dt 1 Korrik ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja konstituive e Këshillit Kombëtar të PD me rend dite

1-Zgjedhja e Kryetar/it/es së Këshillit Kombëtar

2-Zgjedhja e Kryesisë së PD

3-Të tjera.

2 Komente

  1. P
    Pellazg

    Mereni dhe kete "timin" ne mbledhje, se ndoshta po e zgjidhni kryekar

    Përgjigjjuni
    1. z
      zeri i arsyes

      Pse nuk dorehiqeni nga kuvendi ne shenje solidariteti me kerkesat e protestes? Ose, zgjitheni kryesine me leter me vrime :)

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje