‘Rama jepe dorëheqjen... në 2030!’ Kryeministri publikon mesazhin e qytetarit: Qeverisjen e mundon fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë

26 Qershor 2026, 08:05Politika TEMA
‘Rama jepe dorëheqjen... në 2030!’ Kryeministri publikon

Kryeministri Rama ka postuar në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari i cili i kërkon të dorëhiqet, por jo për të njëjtat arsye që protestuesit paraqesin prej 26 ditësh para godinës së qeverisë. Qytetari i shkruan se “qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë.”

Më tej, në kërkesat e tij, ai i thotë “të dorëhiqet” duke renditur si arsye ato që kryeministri Rama shpesh i paraqet si arritje: shifrat e turizmit, rritja e pagave, hapja e negociatave, investimet e ndryshme, rritja e nivelit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare etj.

Në fund, qytetari i kërkon të dorëhiqet në 2030.

“Mirëmëngjes

dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë

Manifesti i (s) dorëheqjes

Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si 'Millennials' me shpresën që "Gen Z" nuk do më denigrojë me komente.

Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.

Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).

Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.

Dorëhiqu për aeroportet!

Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!

Dorëhiqu për negociatat që u hapen!

Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.

Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!

Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.

Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!

Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.

Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.

Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.

Ose mendoje kështu: Dorëhiqu...në 2030!

Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri”, përfundon postimi.

4 Komente

  1. A
    Al Capone

    O Edo dorehiqu...se duam ta cojme Shqiperine ne 97en...zot na ruaj nga Injorantet !!!!???? O Edo mos e ruaj fare...

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha Jaho

      BRAVO !

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bâton Zogaj , Preç Haxhiu dy spiune nga veriu

        Sa keq me vjen per kinostudio Shqiperia e re me rregjisorin Preç Zogaj qe filmi Mamica Spiropali nuk pâti suksese , shikushmeri zero, financuesit moren goditje, paten humbjeeeeeeeee Duhet kuptuar ne kapitalizme jo çdo investime eshte lucrative ndodhe qe edhe humbe. Po nuk luhet filme me aktore te gjeneracioni Z me 19 vjeçar si Dash Rrakia Mehdi Malko Pilinçi Fatos Lubonja Romeo Kari...... Dekori shume i rendomte me endacak boulevardit , kaloresit e ardhur nga kosovistan me kuaj gjysem te ushqyer , me tagji me vehte , lane plehrat ne plazhin e Shqiperse

        Përgjigjjuni
        1. S
          Spiro

          Mos u dorehiq: - Sepse Belen nuk ka kush ta mbroje; - sepse kriminelet ne parlament nuk ka kush i fut me; - sepse parate e drogws nuk ka kush i pastron me; - sepse nuk ka kush i jep lemoshe pensionisteve ne prag zgjedhjesh; -sepse te rinjtw nuk ka kush i largon me gomone e i zbret neAngli si skllever. - sepse rruget nuk ka kush i jep per ndertim 20 milion euro/km - sepse bujqesine nuk ka kush e shkreton -sepse nuk ka kush na blen qumesht nga Serbia - sepse nuk ka kush na nderton me inceneratore - sepse rruget fshihen me fshese ende si ne 1927; - sepse nuk le cep te vendit pa shitur, shkyer dhe hedhur beton; - sepse arsimi yne shkelqen, universitetet jane kthyer ne pararoje permes vjedhjes, nepotizmit - sepse cilesia e ajrit eshtw shume e larte sidomos ne Tr - sepse shendetesia ezhte rilindur, sidomos onkologjiku - sepse infrastruktura shkelqen, uje i pijshem kudo, sidomos ne Tr - sepse cmimet jane ulur sidomos te ushqimeve; - sepse kemi cmimin e naftes me te ulet ne rajon - sepse te gjithe jane te barabarte para ligjit, sidomos Bela! etj.etj.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje