"Protesta dogji Berishën të parin," Rada: Gazetarë dhe aktivistë të njohur paguhen me “Crypto” nga Irani

26 Qershor 2026, 09:55Politika TEMA
"Protesta dogji Berishën të parin," Rada: Gazetarë dhe

Gazetari Ardit Rada komentoi në “Ora e fundit” protestat në Tiranë dhe përplasjet në distancë mes Edi Ramës dhe organizatorëve të tyre. Rada tha se kryeministri nuk ka bërë asnjë zbulim kur ka ngritur akuza për njerëz të ndikuar nga vende armike, si pjesë të tubimeve në Tiranë.

“Çfarë tha Edi Rama në fillim? Që po, ka njerëz të ndikur nga vende armiqësore ndaj Shqipërisë që po shfrytëzojnë sinqeritetin e një proteste që nisi për flamingot dhe përfundoi me thirrje për përmbysjen e rendit kushtetues. Sepse vetë pesë pikat e lexuara nga Dritan Goxhaj këtë kërkojnë. Tani të kthehemi tek armiqtë apo dashakeqët. A nuk ishte Athina që reagoi që ditën e parë të protestës dhe Rama pati një replikë të gjatë me Aleksis Cipras? Si ndodhi që erdhi protesta nga Zvërneci në Tiranë? Pse nuk u distancuan nga Athina protestuesit apo i dhunuari? A nuk u dolën parrulla kundër izraelit në protestë që ditët e para derisa kulmoi me dhunimin e ambasadës izraelite dhe flamurin e saj? Sot a kemi një zonjë të shpallur non-grata që s’ka lënë protest pa ndërhyrë dhe që ka foto me presidentin më anti-perëndimor që ka patur Irani, Mahmud Ahmedinexhad. Nuk ka asgjë për t’u habitur. Shërbimi Informativ, por edhe neve në rrethet e gazetarëve i dimë kolegët që paguhen nga Irani. Sikurse dhe aktivistët. Me emra dhe mbiemra i dimë sesi paguhen me kriptomonedha nga Irani, me idenë se është një formë e sigurt për t’u fshehur. Sherbimi Informativ dhe autoritetet i dinë akoma edhe më mirë. Se këtu harrohet që para 4 vitesh pati një përplasje në Durrës në një panair libri. Shkuan muxhahedinët e Manzës dhe rrahën disa gazetarë pikërisht se kishin publikuar dhe reklamuar në panair literaturë pro-ajatollahut. E mbani mend këtë episode? Aty i keni disa gazetarë e aktivistë që mbronin vijën e islamit politik dhe muxhahedinët duke patur informacion për financimin e tyre shkuan dhe i goditën etj. Irani vetëm ambasadë fizikisht nuk ka në Shqipëri, por kontaktet përmes rrjeteve sociale i ruan dhe është në taktikën e shërbimeve të atij shteti të joshë sa më shumë element përmes pagesave të konsiderueshme”,  tha Ardit Rada për “Ora e fundit” në ABC News.

I pyetur për ndërhyrjen e Partisë Demokratike në protestat e qytetarëve, Rada u shpreh se kemi të bëjmë me përpjekje të kota. Gazetari shtoi se më i godituri nga kjo që po ndodh është Sali Berisha dhe jo qeveri.

“PD ka marrë goditjen më të madhe nga protestat. Së pari u dogji kartën se njerëzit nuk dalin në shesh nga frika e regjimit. Së dyti u dogji kartën se njerëzit nuk rrinë në shesh me ditë të tëra pasi lodhen Dhe së treti, i zuri sheshin Sali Berishës që s’ka se ku të bëjë më foltoret e tij me 30 vetë. Pati një përpjekje të shëmtuar nga PD duke çuar të fortët e saj mes turmës, gjë që u përbuz nga qytetarët. Tani e gjithë përpjekja e Sali Berishës është që të zhdukë parrullën “Berisha në burg”. Për këtë po dërgon njerëz tek-tuk me parrulla ku mungon Berisha që të duket sikur indinjata është vetëm me Edi Ramën. Problemi është që kjo protest nxjerr apo jo një lider apo një parti politike, në thelb i ka dhënë shkelmin opozitës në vend. Ishte gabim taktik që nuk pranuan dialog me qeverinë për flamingot dhe projektin, siç pretendohej në fillim. Tani edhe protestuesit kanë ngecur në shesh, edhe Berisha ka mbetur pa shesh. Dhe kur të shuhet vetëvetiu protesta, veç opozita s’do jetë në normalitet”, u shpreh më tej Rada për ABC News.

12 Komente

  1. U
    USA citizen

    Nxirrni emrat ose futni gjuhen Brenda!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!!

      Pagesat me Crypto , jane teresisht anonime , teper e veshtire ti gjurmosh se kush i dha e kush i mori....por sigurisht sherbimi i grupit te gatshem te gazetaruceve investigative te bojaxhiut , jo vetem i kane zbuluar....por i jane pershtatur edhe tezes me te fundit te bojaxhiut : " ....Cdo gje qe ndodh vjen nga Irani"........epo televizioni ABC news i Kol Palles eshte teper aktiv....sidomos qe kur doli ceshtja Bela !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Free Albania from pro-Hamas terrorists

        WITHOUT FREEDOM OF SPEECH, WE WOULD NOT KNOW WHO THE IDIOTS ARE - PA LIRINE E FJALES, NUK DO T’A DINIM SE KUSH JANE IDIOTET! Kam nje dileme ne fakt! Qendron fakti se JANE SHTUAR SHUME BUDALLENJTE ne keto kohe, apo qendron fakti se BUDALLENJTE KANE QENE GJITHMONE te shumte, por nuk i kemi njohur dhe ditur pasi nuk e kane patur mundesine te shfaqen dhe te tregojne vetveten, por sot me mundesite e rrjeteve sociale kane mundesi te gjithe te shprehen dhe flasin, keshtuqe duken dhe dallohen plot e plot budallenj gjithandej. Me perpara nuk flisnin dhe keshtu nuk kishim mundesine ta dinim sa shume budallenj ka! Sot shtyhen, bertasin e shajne kush e kush me shume, per te treguar "mencurine" e tyre te budallallekut. E kam kete dileme, ende jam ne vezhgim ...

        Përgjigjjuni
      2. P
        Palestina toka e Izraelit=Kosova toka e Dardanise

        UCK = IDF. Rrofte Shqiptaria, Vdekje Islamit

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rroku

          Protesta dogji Berishen, poqi Ramen dhjeu median!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Petrit

            Ja kush gazetare jane / h.z, t.x. I.q. O,j. K.y. D.p. T.m . Doni me ? Ja u thashe te gjitha. Hahahahah . Nese thua tw werteten nxirr emra. Ndryshe je pordhac, shpifes.

            Përgjigjjuni
            1. A
              ADRIATIK:

              Te lumte mendja dhe pena i nderuar gazetari Rada per shkrimin qe ke bere.Po kujt ja thuaj.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Py oyc8y

                O gazetar leshi,jam 100% i sigurte se ato budallelleqe qe ke shkruar nuk i beson as vete e jo me ti besoj kush

                Përgjigjjuni
                1. i
                  i cudituri

                  Juve BUDALLENJVE gjithmone ju duket vetja te mencur!

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  Al Capone

                  U tha u bo...Se shpejti Pelikani Kacurel Kryeminister ???!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Detari

                    Palistenezet festonin kur ju therte serbi a keni gjak ne vena apo cfare rrace jeni?

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shpendi kuq e zi

                      Lexoni gazeten dita artikujt e saj duken te shkruar nga vorio epiriote, nxjerrin europarlamentare te huaj qe i kerkojne Shqiperise te respektoje minoritetin grek.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje