Pas studentëve të Akademisë së Sigurisë, alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore

27 Qershor 2026, 10:40Kronika TEMA
Pas studentëve të Akademisë së Sigurisë, alarmi

Helmimi i dhjetëra studentëve të Akademisë së Sigurisë nuk ngre më pikëpyetje vetëm për sigurinë e ushqimit në një institucion arsimor. Shqetësimi shtrihet edhe në institucione shumë më të ndjeshme, pasi e njëjta kompani që ndodhet në qendër të hetimeve rezulton se furnizon me ushqim edhe pacientët në disa spitale publike të vendit.

Kompania “SORI-AL” mbetet në qendër të skandalit të helmimit të rreth 60 studentëve të Akademisë së Sigurisë, një ngjarje e përsëritur që aktualisht po hetohet nga autoritetet. Rasti ka vënë në pikëpyetje jo vetëm rolin e institucioneve kontrolluese, por edhe mënyrën se si monitorohen kontratat publike të ushqimit në institucione ku siguria ushqimore është jetike.

“SORI-AL”, e kontraktuar për shërbimin e kateringut në Akademinë e Sigurisë, është në pronësi të Alma Tafanit, bashkëshortes së Nikolin Jakës, kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.

Në shkurt të vitit 2025, kompania fitoi kontratën për “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për punonjësit e Policisë së Shtetit, studentët dhe kursantët në Akademinë e Sigurisë”, me një vlerë prej rreth 2.7 miliardë lekësh. Kontrata parashikon ofrimin e tre vakteve në ditë deri në vitin 2027.

Dy incidentet e regjistruara në Akademinë e Sigurisë e bëjnë të pashmangshme pyetjen se çfarë ndodh me kontratat e tjera që administron e njëjta kompani në institucione publike.

Rezulton se “SORI-AL” nuk furnizon vetëm Akademinë e Sigurisë. Kompania ofron ushqim edhe për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë dhe Spitalin Rajonal të Beratit, si dhe vijon të ketë kontrata edhe në disa reparte ushtarake të vendit.

Për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, kompania fitoi në vitin 2023 një kontratë me vlerë rreth 3 milionë euro, të zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, pa konkurrencë, me afat deri në vitin 2027.

Po nga i njëjti institucion, në vitin 2024, “SORI-AL” fitoi edhe kontratën për shërbimin e ushqimit në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, me vlerë rreth 3.1 milionë euro, ku oferta tjetër, ndonëse dukshëm më e ulët, u skualifikua. Kontrata është në fuqi deri në vitin 2028.

Gjithashtu, kompania vijon të ofrojë shërbimin e kateringut edhe në Spitalin Rajonal të Beratit, me një kontratë rreth 1.1 milionë euro deri në vitin 2028.

Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë që lidh këto spitale me incidente të ngjashme dhe hetimet për helmimin në Akademinë e Sigurisë janë ende në zhvillim. Megjithatë, fakti që e njëjta kompani furnizon me ushqim edhe pacientë të shtruar në spitale e ngre çështjen në një nivel krejt tjetër përgjegjësie.

Nëse hetimet do të konfirmojnë probleme me sigurinë ushqimore në rastin e Akademisë sëSigurisë, atëherë institucionet përgjegjëse do të duhet të verifikojnë me urgjencë të gjitha kontratat dhe standardet e zbatimit në spitalet ku operon “SORI-AL”. Në fund të fundit, aty nuk ushqehen vetëm studentë apo kursantë, por pacientë, shumë prej tyre me gjendje të rënduar shëndetësore, për të cilët siguria e ushqimit nuk është thjesht standard shërbimi, por pjesë e kujdesit shëndetësor./VNA

3 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Eh mer lanet citjonezi cna bone jon hap bythesh muslimon brothers m'Albaniston kon zaptu cdo hallke te jetes e e kon qelb gjthnj....nuk ka dholl me shurre gamori e turkish coffee qe na shpeton....... gezuar ramazonin!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salihi

      Pse nuk jane helmuar ne spitale dhe ne vende tjera qe afron sherbim, dikush po luan atje qe helmon njerzit pikrishte tek kjo akademi

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jeniceri

        He mo si thoni ? Nuk duhet protestuar te shkerrmoqet kjo skeme korruptive me oligarket e qeverise ? Helmou o shqiptare se ky ka qene fati yte . Po si ka mundesi qe ky popull eshte pa fat. Jo o popull fati eshte ne duarte e tua por ti tradhetohesh nga brenda . !912 I.Qemali shktuante ne kujtimet e tij . Po nuk u luftua tradhetia nuk ka per tu bere kurre Shqiperija . Kane kaluar 114 vite dhe ne nuk dim se kush na i fut pas shpine . Nuk mendoje se eshte vetem kjo kompani private te fajsohet per helmimin . Eshte nje zinxhire i madh qe fillon nga cilesija e produkteve, gatimi e deri tek konsumatori . Raste ka patur ne vazhdimesi por ky si fenomen nuk po frenohet . Pse . Ja ligji ,ja dhe Maliqi .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje