"Fryma e protestës është kundër kapitalizmit", Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa, janë nonsense juridike e logjike

27 Qershor 2026, 08:30Politika TEMA
"Fryma e protestës është kundër kapitalizmit",

Shkrimtari Albatros Rexhaj komentoi protestën qytetare që po zhvillohet prej 27 ditësh në Tiranë, duke e cilësuar atë si një lëvizje me kërkesa që, sipas tij, mbartin një frymë kundër kapitalizmit.

Gjatë një debati në Euronews Albania, Rexhaj vuri në pikëpyetje disa nga kërkesat e protestuesve, duke argumentuar se ato nuk janë të zbatueshme në kushtet e një demokracie parlamentare.

“Si bëhet në shekullin XXI qeveri teknike pa e votuar Kuvendi? Në demokraci qeveria duhet të marrë votëbesimin e Kuvendit. Këtu po flasim për një nonsens juridik dhe logjik”, u shpreh ai.

Rexhaj tha se kërkesat dhe artikulimet e protestuesve kanë, sipas tij, karakter marksist dhe janë të orientuara kundër kapitalizmit.

“Kërkesat janë marksiste. Fryma e protestës është kundër kapitalizmit. Kjo është ajo që dëgjohet në artikulimet e protestuesve”, deklaroi ai.

Shkrimtari kritikoi gjithashtu partitë e gjelbra, duke pretenduar se ato sjellin varfëri dhe anarki, ndërsa iu drejtua edhe ish-deputetes Lajla Përnaska, duke e pyetur pse nuk kishte ndërmarrë nisma për ndryshime gjatë kohës kur ishte pjesë e Kuvendit.

“Ke qenë deputete, pse nuk ke luftuar për këto çështje atëherë? Pse të ka ardhur në mendje tani?”, u shpreh Rexhaj gjatë debatit.

6 Komente

  1. N
    Ndoci

    sa fytyre e peshtire ky palla... duket qe eshte i blere nga Ramsi.. ku eshte katan dis Ramsi, sgjen anmalizte ta mbrojne ne shqipri ka marre kosovaret si ky dhe Buzhala.. i ka ardh fundi

    Përgjigjjuni
    1. k
      koment

      Po the Albatros i ke than tana. Si te mba dheu mbi toke more edepsez. Per sa mijera euro e shite shpirtin te Rama?

      Përgjigjjuni
    2. s
      sapa

      Ik more Antishqiptar nga jeta e shqiptareve te ndershem!Kur nuk don ti mbrosh te pakten mos ju bej keq se po vidhen dhe vriten prej 36 vjetesh panderprerje prej kesaj politike te ndyre!Je bashkuar me pakicen hajdute dhe nuk turperohesh fare.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eh, ç'na gjeti! Opo lere..

        Po çfare Lajla Pernaska? Po dalin të vdekurit nga varri me duket. Këta jane të vdekurit e Saliut. Tani vegjetojne si zombies neper OJQ me parate e Soros, por demek jane të djathtë me prirje marksiste. Paradokse shqipetare. Komunisti Sali drejtim një parti we duhet të jetë e djathtë por nuk është. Rama, një individ i djathtë drejton një parti të majtë që është e majtë, por Ka prodhuar një Qeveri të djathtë. Kemi edhe një elektorat anarkist të majtë që shiten per antikomuniste (mbeshtetesit e P të shtreses se ulet). Kemi edhe Nadiren me grupin "të q... robt" në shesh dhe këtu tek Tema, që i paguhen pruresit me të parë, por se si se qysh se tek shajnë patronazhistët pa ja ditur kuptimin fjalës. Nuk mund të ketë më petzjerje idiote dhe pa logjikë ekonomiko-politike se kjo.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alba kos, po ia fut kot

          Ik o alba kos! Keto kerkesa jane thjeshte te vonuara!

          Përgjigjjuni
          1. H
            Holy justice

            O debil, kapitalist behu me pune e mend dhe jo duke vjedhur e mashtruar popullin! Kapitaliste po behen ata qe fusin duart e grabisin taksa ne buxhet! Ndaj nuk jane kunder kapitalizmit por kunder abuzimit me te dhe parase publike!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje