Tiranë - Pas konfliktit me pronarin qëlloi me kallashnikov drejt një servisi celularësh, arrestohet autori

27 Qershor 2026, 12:10Kronika TEMA
Tiranë - Pas konfliktit me pronarin qëlloi me kallashnikov drejt

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme qëlloi me armë zjarri automatike në drejtim të një servisi celularësh në zonën e Babrrusë, pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e biznesit.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi 18 vjeç, Rejsi Muca pas një konflikti me pronarin e servisit ka qëlluar dy herë me armë zjarri automatike në drejtim të biznesit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në ambientet e brendshme të servisit, pa persona të lënduar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Zbulimi”, efektivët e Policisë arritën të lokalizojnë dhe të arrestojnë të riun rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Gjatë kontrolleve në zonë u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit automatike e dyshuar se është përdorur në ngjarje, si dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve hetimore.

Lini një Përgjigje