Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar vendimin e Komunës së Tetovës të vitit 2007 mbi emërtimin e rrugëve, duke kthyer sheshin Iliria në sheshi Marshall Tito, anëtarë të BDI, aktivistë dhe mbështetës të protestës studentore janë ngritur sot në protestë.
Ata e quajnë të papranueshme që sheshit t’i hiqet emri ‘Iliria’, teksa kërkojnë që të mos nënçmohen.
Pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese ka miratuar vendimin me të cilin abrogohen emrat e rrugëve të miratuara në vitin 2007 nga Këshilli i Komunës së Tetovës.
Vendimi është marrë me 5 vota “pro”, ndërsa dy gjyqtarët shqiptarë dhe gjyqtari turk kanë votuar kundër.
Iniciativa për këtë çështje ishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese nga Lidhja e Luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste e Maqedonisë 1941–1945, me argumentin se Këshilli i Tetovës kishte ndryshuar emrat pa pëlqimin e Qeverisë, në kundërshtim me Ligjin për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe objekteve infrastrukturore, të miratuar në vitin 2004.
Në qendër të debatit ndodhen emra si “Iliria”, “Dëshmorët e Kombit”, “Dervish Cara” dhe “Kongresi i Manastirit”, të cilët për një pjesë të shqiptarëve të Tetovës përfaqësojnë jo thjesht emërtime rrugësh, por një proces të rëndësishëm politik pas Marrëveshjes së Ohrit dhe përpjekjeve për përfaqësim më të drejtë të historisë në hapësirën publike.
Për partitë shqiptare dhe përfaqësues të tyre, ky vendim shihet si një goditje ndaj përfaqësimit historik në hapësirën publike.
BDI e ka cilësuar zhvillimin si pjesë të një fushate kundër arritjeve politike të shqiptarëve, ndërsa Arbër Ademi ka folur për një “Gjykatë destabilizuese” dhe për kthim prapa në kohë.
Debati, megjithatë, shkon përtej një vendimi gjyqësor.
Tetova, e konsideruar shpesh si simbol i bashkëjetesës, po kthehet sërish në një pikë tensioni simbolik, ku emrat e rrugëve reflektojnë më shumë sesa orientim urban, ato shfaqin përplasjen e identiteteve dhe kujtesës kolektive.
Emrin Ilirija e Dervish Cara se kemi pare askund. : është vendos në Këshil, të Komunës dhe asnjë hap nuk është bë më tej që të përligjet e të del në Gazetën Zyrtare. Shqiptarët nuk duhet më të rijnë në Gjukatën Kushtetuese. BDI me veprimet e veta kopjon PD e Shqipërisë, mashtron.
Ju Shkerdheu Albini, dhe tani kerkoni mos tju ndryshojne Emrat, Çojani Grate Albinit se po ju pret me Ikbulen e teheranit. Sjeni Shqiptar Ju. Jeni Rrace e keqe, te trdhetoni duke henger Buke. E Shitet dhe e Tradhetuat UÇK-në Albini ju mashtroj ju Trothare Analfabete. Shqiperija ju Hapi Syte dhe ju Shkolloj ,ju e Shani, ytttt ju QifshaRobt.
Zvernecin mandej gjuhen shqipe ????????????????????????
O patriote te protestes atje duhet te shkojme per protesta.
Ku eshtw ky Ali Ahmeti qe merret me protesten ne Tirane e nuk denoncon kete akt racist maqedonas? A jane burra keta a burreca,? E ka dhjere leku dhe Edvini kete gomar??!!