Ali Ahmeti për protestat në Tiranë: Po goditet turizmi dhe investimet në Shqipëri

24 Qershor 2026, 22:10Rajoni TEMA
Ali Ahmeti për protestat në Tiranë: Po goditet turizmi dhe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e tij për pasojat që, sipas tij, këto zhvillime mund të kenë për Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat, Ahmeti vlerësoi rolin historik të Shqipërisë për shqiptarët në rajon, veçanërisht për Kosovën, duke theksuar se vendi ka qenë një faktor kyç në proceset e lirisë dhe shtetformimit të saj.

Ai tha se po i ndjek me shqetësim zhvillimet në Shqipëri dhe se protestat po i shkaktojnë vendit “dy goditje të forta”, duke veçuar ndikimin që ato mund të kenë në turizëm dhe në klimën e investimeve.

Sipas Ahmetit, turizmi, si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, mund të ndikohet negativisht nga pasiguria dhe imazhi që krijohet jashtë vendit. Ai përmendi gjithashtu efektet që, sipas tij, mund të kenë protestat mbi investitorët vendas dhe të huaj.

“Po goditet dega kryesore e industrisë, turizmi; po goditen investimet e huaja dhe vendore. Asnjë investitor nuk rrezikon kapitalin e tij aty ku ka pasiguri”, deklaroi kreu i BDI-së.

Ahmeti theksoi se nuk po mbron figura politike të caktuara, por interesin e Shqipërisë, duke shtuar se stabiliteti dhe zhvillimi i saj janë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të analizojnë me kujdes pasojat e zhvillimeve politike, duke paralajmëruar se tensionet dhe pasiguria mund të dëmtojnë jo vetëm Shqipërinë, por edhe interesat e shqiptarëve në rajon.

11 Komente

  1. P
    Poo

    Aty eshte qellimi. Jane banda antishqiptare te paguar nga sherbimet e huaja. Te dalin dhe te deklarojne kush i financone ,pse fshihet pordha Preç Zogaj keshilltar i Spiropalit. Te dali dhe te deklarohen nga vijne dollaret.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cit

      Shqiperia ka rol kyc por jo ram hajduti, qe e la kosoven menjane me ballkanin e vet dhe te vucicit

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dire Straits !!!!

      Ke te drejte , kam dy shoke koqevare , Investim dhe Turizem ( se keshtu i vene emrat ata ) , dhe po kalonin nje dite afer protestes , dhe i goditen ata "talebanet"..........urgjent te nderpritet protesta !!!!

      Përgjigjjuni
      1. D

                  1. S
                    Shqiperia nena jone

                    Moe e ul veten kaq shume o burre, mos u bej patronazhist se nuk te ka hije.Po te ishte se protestat demtojne turizmin atehere do te kishte demtuar Francen e kryeqytetin e saj Parisin, ku megjithese populli frances eshte populli me protestues ne bote, Franca ze vendin e pare ne bote per numrin e turisteve. Nuk e ul burri veten per dy lek si mund te te jape rilindja. Mos e humb respektin qe ne ketu ne Shqiperi kemi per kontributin tend.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pellazg

                      Ali, mos u bej pis edhe ti. Rama te ben pis edhe vetem duke te hedhur veshtrimin.Mos mor burr. Mos co uje te mulliri i psikopatit, i keqberesit

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje