‘Emigrimi' brenda llojit – Kur bashkia shihet si varkë shpëtimi nga PD-ja

22 Prill 2026, 09:41Blog TEMA
‘Emigrimi' brenda llojit – Kur bashkia shihet si varkë

Nga Alban Daci

Në korridoret e Partisë Demokratike po merr jetë një fenomen që, në shikim të parë, ngjan me dorëheqjen, por në fakt është akti më i pastër i pragmatizmit politik: braktisja e betejës për hierarkinë e partisë në këmbim të betejës për qytetin. Prej kohësh, PD-ja nuk është më një fabrikë që prodhon shpresë për pushtet qendror, por një rreth vicioz ku energjitë shpenzohen për vula, zyra dhe rreshtime pas lidershipit. Në këtë mbytje kolektive, personazhet publike të saj – ata që kanë ende një kapital emri për të mbrojtur – po kuptojnë se rruga drejt ekzekutivit nuk kalon më nga Tirana politike, por nga zyrat e pushtetit lokal.

Deklaratat e fundit, ku figura brenda opozitës artikulojnë se nuk kanë interes për karrierë brenda strukturave të partisë, janë një goditje e fortë për modelin e vjetër të "kryetarit-perëndi". Ky është një sinjal se vertikaliteti i PD-së ka rënë; kur qendra nuk të garanton dot fitoren, individi fillon e kërkon shpëtimin te legjitimiteti i drejtpërdrejtë. Të kërkosh të bëhesh Kryebashkiak, duke u distancuar nga "lufta e ftohtë" brenda selisë, do të thotë të kërkosh një mandat që nuk ta heq dot kryetari me një laps, por ta jep qytetari me votë. Ky është një divorc i heshtur me lidershipin: një mesazh i qartë se figurat publike preferojnë të fitojnë për vete, pasi partia nuk fiton dot më për të gjithë.

Për shumë syresh, Bashkia po shihet si një "ekzil i artë", një mundësi për të ushtruar pushtet real, larg kontrollit asfiksues të rrethit të ngushtë që kontrollon partinë. Kryebashkiaku ka buxhetin e tij, stafin dhe mundësinë për të prodhuar punë konkrete, duke u distancuar kështu nga toksiciteti dhe pluhuri i sherreve pafund që kanë karakterizuar opozitën vitet e fundit. Megjithatë, ky fenomen mbart një paradoks të madh: nëse mendjet më të ndritura dhe figurat më popullore "emigrojnë" drejt garave lokale, PD-ja rrezikon të kthehet në një seli të zbrazët që shërben vetëm si vulë ligjore, ndërsa pesha politike shpërndahet nëpër ishuj autonomë.

Kriza e thellë ka prodhuar kështu "Pragmatistin Lokal", politikanin që nuk betohet më për flamurin e kryetarit, por për trotuarin e qytetit. Kjo strategji mbijetese tregon se opozita po shpërbëhet si bllok unik për t'u tentuar si një federatë interesash individuale. Nëse ky do të jetë shpëtimi i opozitës përmes decentralizimit, apo thjesht kapitullimi i fundit i një elite që nuk beson më te fitorja e madhe, këtë do ta tregojë koha. Por një gjë është e sigurt: kur politikanët nisin e thonë "nuk dua karrierë në parti", do të thotë që partia, në formën e saj aktuale, nuk ka më asgjë për t'u ofruar.

7 Komente

  1. p
    pyetje nga publiku

    o shoku Alban Dacoku, meqe njihke shume Emigrim brenda llojit : po ajo Manastirleshja more e katapultuar nga Rama si gariste per Kreun e Bashkise Tirane a eshte akoma aty apo ka Emigruar gjekundi se nuk po duket fare qe pas zbythjes se Beles, shefes saj te Fushates mbetur ne tentative?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits////////////////////////

      "pyetje nga publiku"! Ke shume te drejte. Partia Socialiste eshte nje kente ku bufi I nates, palloshi I gjate ligjeron, kurse e lavdishmja Partia Demokratike, nene udheheqjen brilante te energjikut te papmposhtur pr dr Sali Berishes eshte rikthyer ne nji shprese vitale per kombin shqiptar e me gjere, kete vetem trapat nuk e shikojne.

      Përgjigjjuni
      1. z
        zeri i arsyes

        E megjithate faktet ne terren, me kokefortesine e tyre e hedhin poshte kete teze. Mjafton te shohesh "sebepet" e Sales ne bulevard, qofte te henave apo qofte ne protestat "kombetare" dhe duket qarte se sa shprese vitale ngjall ai. Megjithate, shpresa vdes e fundit ndoshta per militantet..... Te pershendes :)

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Po mirë mo Dire strait që pseudonimin e ke shumë të bukur dhe me fantazi, pse nuk fantazon pak më shumë për të sharë kundërshtarin, por kopjon sharjet e kundërshtarit për pd?? Nuk të vlen as për shaka, as për ironi më beso! :)

          Përgjigjjuni
      2. B
        Bake

        A mor z. Alban ajo eshte parti e Ramiz Alise ne grahmat e fundit......... Ajo parti ka per te ikur Kur te Ike Salehu........ Shif kush ka ngelur ne PD Muli. Paloqja. Krric Pace Balliu. Belo Kerrici. Tumor Alikaka. Doktor AliAdhamudhi. Loqiano. Gazore Bardhore. Babalja Salianjes. Gjekmuter etj si keta qe jane ose ish sigurimsa ose bij komunistesh qe jane maskuar gjoja si te djathte.............. Gjith pardesyte e bardha ishin ushtaret e Ramiz Qen Alise

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kuje e zezë

          I bie pragut, të dëgjojë dera..... Po meqë i re, bieri fort....... Fjalën e keni për Ilir Alimehmeti, i cili u shfaq si shpresë për lidershipin e PD....... . Mirëpo ç'ndodhi!?........ Ai nuk pati bythë të shfaqte ambicie dhe të artikulonte ide për shpëtimin e PD-së................ Dhe ka shfaqur ambicien për kryetar bashkie.......... Si mendon zoti Alban, sepse mesa po shohim Alimehmeti nuk mendon hiç , a është më me autoritet sesa mjeku Halim Kosova i cili u përball disa vite më parë për bashkinë, mirëpo humbi...... Dhe kur humbet një doktor si Kosova, Alimehmeti është e sigurtë që do të shkojë drejt humbjes...... Dhe pas kësaj dr Kosova u largua përfundimisht nga politika.... Ky fat do të ndjekë edhe Alimehmetin....... Prandaj këshillojeni të mos digjet.

          Përgjigjjuni
          1. E
            E vërteta

            Sido ta provojnë, me parti apo emigrim, nuk do ta fitojnë dot Tiranën.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje