Çfarë po i kërkon realisht BE Shqipërisë dhe pse politika nuk e shpjegon qartë

20 Prill 2026, 10:05Blog Nga Baton Haxhiu

Në Shqipëri, negociatat me Bashkimin Evropian nuk janë vetëm një proces teknik sepse janë bërë pjesë e betejës së brendshme për pushtet. Qeveria i shpjegon si sukses të vazhdueshëm. Opozita i sheh si dështim të plotë. Të dyja palët flasin shumë, por asnjëra nuk i shpjegon qytetarit çfarë po kërkohet realisht.

Dhe kështu krijohet një paqartësi e qëllimshme, sepse sa më pak të kuptohet procesi, aq më lehtë interpretohet sipas interesit politik.

Ndërkohë, e vërteta është shumë më e thjeshtë dhe shumë më e drejtpërdrejtë sesa gjuha që përdoret për ta fshehur.

Ka një moment në çdo intervistë të zyrtarëve evropianë, kur fjalët fillojnë të duken si mjegull. Duken të rëndësishme, por nuk thonë asgjë, sepse nuk kanë përmbajtje, por natyrshëm dhe prej kohësh janë ndërtuar për të mos thënë drejtpërdrejt të vërtetën.

Dhe e vërteta nuk është aq e thjeshtë për tu thënë. E sidomos nuk është aq e thjeshtë për një qytetar që ka votuar për këtë proces. Prandaj, po mundohem që të jem sa më afër lexuesit në qartësimin e këtij procesi.

Duhet thënë qartë se Shqipëria nuk është duke negociuar me Bashkimin Evropian në kuptimin klasik të fjalës. Nuk është një tavolinë ku dy palë japin e marrin. Nuk është një proces ku Shqipëria thotë këtë e bëj dhe këtë nuk e bëj.

Është një proces ku Bashkimi Evropian i thotë Shqipërisë: bëhu si ne, pastaj hajde.

Gjithçka tjetër është gjuhë teknike për ta zbutur këtë realitet dhe për të gjetur një gjuhë të mjegullt.

Procesi fillon me atë që quhet hapje kapitujsh. Në dukje duket si progres. Në të vërtetë është vetëm hyrja në një listë kontrolli. Çdo kapitull është një fushë e jetës së shtetit. Drejtësia. Ekonomia. Administrata. Energjia. Mjedisi.

Dhe për secilën prej tyre, Shqipëria duhet të përgjigjet në një pyetje shumë të thjeshtë: a funksionon sistemi yt si në vendet e BE-së.

Pastaj vjen faza që nuk shihet në televizion. Quhet screening. Është momenti kur ekspertët evropianë hyjnë në detaje. Lexojnë ligje. Shikojnë vendime gjykatash. Analizojnë mënyrën si funksionojnë institucionet.

Këtu ndahet propaganda nga realiteti, sepse këtu nuk ka deklarata. Ka vetëm fakte.

Dhe pas kësaj, Bashkimi Evropian nuk jep urime, por kërkon shumë në proces dhe jep vetëm detyra.

Detyra konkrete janë të qartësuara ku ka një diktat qartësues ku thuhet ndrysho këtë ligj, pastaj forco këtë institucion, ndalo këtë praktikë dhe në fund kërkon konkretisht duke thënë, lufto këtë fenomen.

Në veçanti një fjalë përsëritet vazhdimisht: sundimi i ligjit, që në përkthim të thjeshtë do të thotë se a funksionon shteti pa ndërhyrjen e politikës.

Problemi fillon pikërisht këtu, sepse në komunikimin publik, këto detyra nuk shpjegohen. Nuk përkthehen. Nuk bëhen të kuptueshme për qytetarin. Ato mbeten në gjuhën e raporteve.

Dhe në vend të tyre, krijohet një narrativë tjetër: jemi në rrugën e duhur, kemi bërë progres, negociatat po ecin. E vërteta është se procesi nuk matet me fjalë, por matet vetëm me rezultate.

Dhe, rezultati është gjithmonë i njëjtë: Bashkimi Evropian thotë se ka progres, por nuk është i mjaftueshëm.

Kjo është fjalia më e rëndësishme e gjithë këtij procesi, sepse është një mënyrë diplomatike për të thënë: sistemi ende nuk funksionon si duhet.

Në këtë pikë lind një keqkuptim i madh, sepse shume njerëz mendojnë se negociatat mund të bllokohen nga Evropa dhe që dikush në Bruksel vendos të na ndalë.

E vërteta është më e ashpër. Negociatat nuk bllokohen. Ato ngadalësohen nga vetë realiteti i brendshëm i vendit ose nga politika dhe gjeopolitika e kohës.

Sepse çdo kapitull mbyllet vetëm kur Shqipëria provon se e ka ndryshuar realisht mënyrën si funksionon shteti. Jo në letër por në praktikë.

Dhe në fund, edhe kur kjo ndodh, ekziston një kusht tjetër që rrallë thuhet: të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet të jenë dakord, ose një vend i vetëm mund ta ndalë gjithë procesin.

Kjo do të thotë se negociatat nuk janë vetëm teknike. Janë thellësisht politike.

Por mbi të gjitha, janë një proces që nuk varet nga fjalët.

Në thelb, Shqipëria nuk është duke negociuar me Bashkimin Evropian. Është duke negociuar me vetveten.

Me mënyrën si funksionon drejtësia. Me mënyrën si funksionon politika. Me mënyrën si funksionon shteti.

Dhe çdo raport i BE-së është thjesht një pasqyrë, që nuk flet me gjuhë të fortë, por që tregon qartë një gjë: sa larg jemi ende nga standardi që kërkohet.

Nëse ky proces do të shpjegohej me një fjali të vetme për një qytetar të zakonshëm, ajo do të ishte kjo:

“Shqipëria nuk duhet të bindë Evropën me fjalë. Duhet të bindë realitetin me veprime, dhe deri sa kjo të ndodhë, çdo deklaratë politike për sukses do të jetë vetëm një interpretim”.

Jo e vërteta që e dëgjojmë.

11 Komente

  1. K
    Klodi

    Po ke sh te drejte,mund ti thuash publikut me fjale sa te duash qe jemi per ligj dhe drejtesipor kur kryeministri vendos qe zvkryeministren te mos ja dotezoj drejtesise po ta mbaj ne prehrin e tij,veshtire se bind kend..

    Përgjigjjuni
    1. n
      nje e vertet e modhe qe dhemb.........

      A mundet vertet qe nje vend Arab me 90% sunite or shiite te behet shtet e masandaj pjese e familjes evropiane;? As qe ka shanc.Pse!? Sepse ne asnje shtet Arab nuk funxionon Dhimokratia,kjo pasi nga vet natyra arabet jane shkeles e moszbatues te ligjit...kjo per shkak te natyres se tij,lloji i kafshes...ki eshte rrealitet!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari anti shpellar

        Drejtesisë se barazisë në tendera apo avokateve te tendërhumbësave një tufe malokarësh nga shpellat e bufeve të Dibrës o kopili i Saliut kur një kriminel si Sali Berisha një vrasës i qindra qytetarve sillet vërdall si pordha në për brek dhe tallet me kete drejtësin kurs në preher Rama mban motren dhe gruan tende.

        Përgjigjjuni
      2. t
        timo

        Batoni po mundohet të na e thjeshtojë të vërtetën por vetëm mundohet dhe nuk e thjeshton atë. E komplikon më shumë. Thjesht dhe ship: ka dy lloj shtetesh në kundërvenie me njëri tjetrin, Kapitalist dhe Socialist. Unë kam jetuar të dytin dhe po jetoj dhe një lloj qeverisje(akoma jo shtet) që tenton përditë të shkojë drejt Kapitalizmit. Kur Shqipëria të jetë një shtet i mirëfilltë Kapitalist atëherë Europa do të na bëjë pjesë. Pra kur ligjin ta bëjë Kapitalisti plotësisht atëherë Europa Kapitaliste do të na thotë "urdhëroni". Kuvendi (Parlamenti), Qeveria dhe Gjykata Kushtetuese s'do të jenë gjë tjetër veç leva të kapitalistit. Kaq thjeshtë është.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shoki

          Po ca po i kerkon o q rrobt. Te mos vjedhin cdo gje qe u del perpara. Kaq po u kerkon rames me shoke e shoqe

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luli

            Nuk spjegoni dhe ju per qytetarin e thjeshte.Kjo eshte teori me bishta ….prasi i thone ne Tirone!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bython Haqiu I revoltuar

              U konsultova edhe Stanishiqin dhe mora aprovimin e Vuçiçit. Se Ramën këta e kanë në kapistall...

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kryebashkiaku

                O Beton. Nuk ta lexova deri në fund artikullin tënd, sepse si gjithmonë shkruan gjatë, por nuk e di nëse BE do kërkojë kazana plehrash që hapen me kartë elektronike si në Itali dhe jo kazanët ekzistues që qelbin qytetet. Po trotuaret që i kanë zaptuar fshatarët që shesin gjithfarë artikujsh ushqimore në llucë e pluhur, etj, etj.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kimi

                  Batoni hiqet dhe perfiton miliona si mik i Rames por ne fakt eshte nje berishist i thekur. Cfare ka thene Berisha me teper se Batoni kunder qeverise dhe KM? Sipas Batonit ( dhe .Berishes),Europa nuk na pranon jo per neglizhencen e Europes sic mundohet te na paraqese Rama por sepse ketu nuk funksionojne institucionet, nuk funksionon shteti ligjor. Fjalia e fundit shpreh gjithe mllefin e Batonit dhe sherbimin propogandistik ndaj Berishes.Ja cfare shkruan Batoni :"Shqiperia , (pra Rama) nuk duhet te binde Europen me fjale , por me veprime dhe derisa kjo te ndodhe, cdo deklarate per sukses eshte thjeshte nje interpretim"" . Eshte e qarte se Batoni po thote indirekt se Rama ka vetem fjale, sepsae realiteti eshte krejt ndryshe , ketu nuk funksionon shteti ligjor , se ketu institucionet jane te kapura se ketu behen zgjedhje farse dhe deklaratat per suksese te imagjinuara jane vetem interpretim, pra mashtrim , dhe kete Europa nuk po e ha pasi ajo nuk po na pranon, por ky premtim eshte perdor e perdoret si karte elektorale per te mashtruar zgjedhesit. Pas deshtimit ne ekonomi, pas deshtimit ne rritjen e mireqenies, pas deeshtimit ne reformen ne drejtesi, pas deshtimit ne luften ndaj korrupsionit, nepotizmit , pastrimit te parave etj, e vetmja karte i ka mbetur premtimi per anetaresimin ne BE. Dhe ndersa Rama e transferon pergjegjesine dhe alibine tek BE, ngrihet batoni e thote krejt te kunderten, se krejt pergjegjisia per zvarritjen eprocesit te integrimit bie mbi Shqiperine dmth mbi Ramen e PS , pasi po mundohet te binde Europen vetem me fjale dhe jo me veprime konkrete, pra po mundohet te mashtroje jo vetem popullin shqiptar por edhe Europen. Ne esence Batoni po mundohet te shffyje edhe tollumbacen e fundit propogandistike te Rames. A nuk eshte ky nje sherbim ndaj Berishes ? Ndoshta behet edhe per presion ndaj KM per ndonje perfitim , por fakti eshte se Batoni po luan me dy porta. A do ta ndeshkoje KM per kete herezi apo do tia plotesoje kerkesat etij, kjo mbetet per tu pare.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kimi

                    Mos ma vini re se jam rrotë kari provincial me liçensë

                    Përgjigjjuni
                  2. U
                    Uncle Sam 002

                    Bravo Baton - tani, na thuaj pse eshte bllokuar IBAR dhe pse e kane bllokur pasi ai i Surrelit, mbrojti Tenderxhijen Injorante Balluku? Kjo e fundit nuk shpeton, sigurisht, se ne ditet ne vijim do kete thagma per dosjen e saj, por per qellimet "madhore" europiane te Surrelsit, kemi dyshime te renda. Pika e infleksionet per tu larguar, ka kaluar, thuaji dhe ka ngelur vetem nje dalje, muri qe do i thyeje turinjte.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje