Kujtimet e dhëndrit të Mussolinit: Kur ajka e shqiptarisë "dorëzoi" Ahmet Zogun dhe lugët prej argjendi

18 Prill 2026, 22:55Blog TEMA
Kujtimet e dhëndrit të Mussolinit: Kur ajka e shqiptarisë

Nga Auron Tare


Kur Ahmet Zogu ende s’kishte kaluar kufinë, “baballarët e kombit”, ajka e shqiptarisë dhe e patriotizmit siç pëlqenin ta quanin veten, vrapuan drejt Romës për t’i dorëzuar kurorën e Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbretit shtatshkurtër të Italisë, Victor Emmanuel III.

Këta zotërinj, që për pesëmbëdhjetë vjet në Parlamentin e Shqipërisë, atje ku zhurma merret shpesh për mendim dhe debati për përparim, qenë munduar me zell të rrallë të lartësonin Zogun, qenë edhe të parët që mbërritën në Romë. Me një nuhatje të hollë cilësi që nuk u mungon kurrë oborrtarëve, kuptuan se Zogu s’do të kthehej më dhe se, bashkë me të, po merrnin arratinë edhe privilegjet. Miqtë më të afërt të mbretit nisën të mendojnë jo për fatin e vendit, por për fatin e rrogave të tyre. E ku mund të gjendej strehë më e sigurt se në Romë?

Fotografitë e kohës na i paraqesin këta “baballarë” të veshur bukur, alla frënga, me frak, me kapelë Borsalino dhe me bastun në dorë. Duken si të dalë nga një botë tjetër. Në kontrast me popullin, i cili vishej thjesht e varfërisht, ata binin menjëherë në sy me atë pamje të rregullt e të lustruar “europiane”. Por sa europianë qenë në shpirt këta zotërinj, këtë e tregon më mirë Galeazzo Ciano, dhëndri i Benito Mussolini, njohës i mirë i shqiptarëve.

“Gli albanesi si sono comportati bene durante la cena, ma alla fine hanno messo in tasca le posate d’argento.”
“Shqiptarët u sollën mirë gjatë darkës, por në fund disa prej tyre futën në xhepa lugët e argjendta.”

Ditari i Ministrit të Jashtëm të Italisë, Galeazzo Ciano

13 Komente

  1. H
    Hahahaha, Ajka e zdrolsave të Shqiptarisë.

    Kjo ka ndodhur, kjo ngjarje është e vertetë. Në arshivat e shtetit Italian, në departamentin që ruan të gjitha dokumentat e shtepisë mbretërore Italiane, ndër shumë gjëra të tjera të funksionimit komplet të mbretit dhe ekipit të tij, gjinden të gjitha llogaritë, si dhe proçesverbalet ekonomike të itendencës së shtepisë mbretêrore Italiane. Në keto keto dokumenta të arshivës së shtetit Italian, gjinden proçesverbalet dhe inventarët e itendencës së shtepisë mbreterore, që kanë shenuar ( dokumentuar ) të gjitha shpenzimet e të gjitha pritjeve, darkave, drekave, menutë dhe mbrëmbjet festive që organizoheshin nga shtepia mbreterore në nder (pritje) të delegacioneve apo personalitetetve të ndryshme. Në keto dokumenta, gjindet edhe një proçesverbal-inventar i kesaj darke, që shtepia mbretërore Italiane e shtronte në nder të tradhetarve, hajdutëve, cubave, shkerdhatave dhe qelbësirave Shqiptare, që atë kohë janë vet-quajtur, " Ajka " e Shqiptarisë, të cilët kishin shkuar në Romë, për t'ja çuar bythen e tyre në tepsi, mbretit të pushtuesve të Shqiperisë, mbretit të Italisë fashiste. Nejse, në një nga keto dokumenta-inventar, është shenuar, që pas darke, itendenca që merrej me shtrimin e darkës, ka konstatuar, që pasi janë çuar nga tavolina zdrolsat-ladri di Albanezi, kanë munguar disa lugë dhe pirunj, të cilat ishin në argjend. Kjo ishte "ajka" e Shqiptarisë, që xhaxhi Enver jua shkerdhej rracen deri në brezin e 3-të. Kjo ishte ajka e qafë pa-larve Shqiptarë, që ju vinte era djersë e duhan të grirë deri në 10 metra larg. Kjo ishte ajka e Shqiptarisë e viteve 1920 - 1944, e cila perjetohet sot nga Sali zdrols Viçidoli dhe dumbabistat e tij dhëmbë prishur, të cilët kanë vetëm një ndryshim, sepse keta ajka e sodit, pijnë cigare hashishi dhe nuk lahen me taza dhe porceka si ajka e viteve 1939. ps- keto dokumenta të arshivës Italiane, janë kollaj që të konsultohen edhe në linjë.

    Përgjigjjuni
    1. n
      nje e vertet e moodhe..........

      dhe kjo "ajke " zdromsash ka vec nje identitet: muslimon brothers m'Albaniston. kujtoj ketu nese hyni sot,ne 2026 ne makinen(edhe pse dhjetra mijera Euro) te nje zdromsi sunit or shiit ne Albaniston por edhe kudo ne cdo cep te botes, eshte prezent era karakteristike e "ajkes" se autochthonous..... hahahaha,gezuar ramazonin!

      Përgjigjjuni
    2. l
      lexuesi

      Sa reale eshte dhe per ditet e sotme……

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Shqiptaret vodhen lugen e argjende... Caleazzo Ciano vodhi vajgurin e Kucoves....

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Dhe iku ne te semes ashtu si edhi, e qeroi vjerri ashtu sikur do kish bere ai!!! "Qui gladio ferit, gladio perit". Sa per vjedhjen, asnje nuk e di saktesisht se si ka ndodhur realisht, ne arkiva gjendet vetem ate ç'ka dhendri i duces ka shkruar, i cili shume shpesh ka nençmuar e perqeshur shqiptaret , dhe ku aventura ne gadishullin Ilirik ishte idea me atesi po Çianon, si per tu justifikuar qe " ashtu si jane duhemi ne atje ti fusim pak qyteterim", por historia fket akoma, shqiptaret jane po aty, me breke te grusura apo me luge te vjedhura, jane aty ku ishin, Çiano shkoi ne te semes.

          Përgjigjjuni
        2. a
          astrit

          Letra e Kol Bib Miraka e viti 1967, ish Sekretar i Partisë Fashiste Shqiptare, drejtuar Abaz Armenin si kryetar i partisë Agrare në emigracion.(Polimika politike midis shqiptarëve në emigracion): Dy përfaqësuesit tonë (Grupi i Shkodrës) u gjetën para fakteve: a. Të gjitha delegacionet tjera, kishin pranue formën e Unionit, (Bashkimit) pa asnji kundërshtim; para vendosmënisë italiane që, ajo do të pranohej bashkimi i Kunorëve, ose do t’ishte diçka ma e randë. Para këtyne faktorëve, të pakalueshëm, të ngarkemit tonë, prap nuk e kishin dhanë fjalën e pranimit e, së bashku me kontin Ciano, e me Jacomonin, erdhën në sallën ku pritshim na të tjerët. Ciano, e pranoi dhe e bani deklaratën e kërkueme, para popullit e përfaqsuesve të tij të rastit. Kthyeme prap në hotel dhe e stilizuem deklaratën, si vijon, të cilën, e lexoi në parlament, ish-anëtari i Këshillit të Naltë, shkëlqesa Ndoc Pistulli. Deklarata: “Mbështetë mbi marrëdhanjet që na përfaqësuesat e krahinës së Shkodrës, që para zhdukjes së regjimit zogist, patëm me përfaqësuesit e Italisë fashiste, si edhe mbi Besën e dhanun, prej Ekselencës së Tij, Konte Galeazzo Ciano, i cili njiherë privatisht ia dha fjalën Princit Mirditës, z. Gjonit të Markut, e mandej publikisht edhe para dërgatës shkodrane se: Indipendenca e Shqipnisë, asht e garantueme në mënyrën ma absolute, me flamurin e vet, me gjuhë, shkolla e zhvillim të tyne, me administratë shtetnore të veten, ushtarake e civile, me përfaqësina para shteteve të tjera dhe me gjithçka asht në natyrë të nji shteti e nji kombi, me rracë, gjuhë, histori, tradicione, e tagre të veta. Na, e konsideruem çeshtjen kështu : Shtëpija ka marrë zjerm; mbrenda kemi familjen, pasuninë e gjithshka asht e denjë, për jetën e njeriut. Kush të jetë burrë, duhet të hyjë në zjarm, me shpëtue çka të jetë e mundun, ose me u djegë edhe vetë. Nuk mujtëm me ndejë me duerkryq, tue ba sehir si disa “superpatriotë”(!). Gjithshka u ba aty, e ma vonë, me protokolle të karakterit të së Drejtës Ndërkombëtare – Shtet me Shtet. Në këto rrethana shtrënguese kombtarisht, filloi kolaboracionizmi ynë me Italinë fashiste, e për rrjedhim, me Boshtin Romë-Berlin, të cilit na të bindun se interesi i atdheut n’atë kohë, e lypte t’ishim leal, e ashtu qëndruem deri në fund; edhe kur i mbrami ushtar gjerman, po lente Shqipninë. I ndejtëm lealë pse, mbas mendimit t’im, për me muejtë me ba politikë të dobishme për kombin, duhet me kenë dishka, e për me kenë dishka, duhet me pasë nji forcë. Kjo forcë, ajo përbahet nga fuqia e armëve, ose nga fuqia morale, që vjen nga besnikija, nga lealiteti. Na si popull i vogël e, i pa mjete që jemi, nuk mund ta mbështesim politikën, në forcën e armëve e, aq ma pak në demagogjina e dredhina, po vetëm në Forcën morale. Po për këtë temë kemi informacionin e mëposhtëm: Me porosi të Benito Musolinit, Konti Ciano siguronte në komunikim me ambasadorin jugosllav në Romë se formula e adoptuar prej Italisë në aksionin kundrejt Shqipërisë frymëzohej nga respekti i indipendencës dhe integritetit shqiptar, ndërsa forma e qeverisjes që do t’i atribuohej Shqipërisë do të shprehte vullnetin popullor. Me këtë të ashtuqutur mision, Italia fashiste vendosi regjimin e pushtimit në Shqipëri. Konti Ciano u udhëhoq nga parimi i aneksimit të vendit, bazuar në politikën e drejtësisë dhe të forcës. Ai dëshironte një koloni shqiptare, që të mos dukej e tillë, në mënyrë që të shmangte një alarm të paqenë te qeveritë e hua. Nga ana tjetër, Benito Musolini i përgjigjej akuzave të shtypit në lidhje me pushtimin e Shqipërisë, duke sqaruar se: 1) interesat e Italisë zinin vendin më të veçantë në Shqipëri gjatë një shekulli, fakt i njohur nga Konferenca e Ambasadorëve. 2) Italia kishte bërë shpenzime kolosale për shkolla, spitale, rrugë deri te pagesat për uniforma ushtarake. Buxheti italian dhe shqiptar ishte gërshetuar pothuajse, por fondet italiane nuk ishin administruar mirë nga qeveria shqiptare. 3) Mbreti Zog kishte tradhëtuar popullin dhe arratisja e tij tregonte mungesë besimi. 4) Ndihma italiane kundër qeverisjes së keqe të mbretit ishte kërkuar nga shumë elemente të popullit shqiptar dhe qeveria italiane po botonte letra të kësaj natyre nga paria e vendit. 5) Shtetet fqinje, Jugosllavia dhe Greqia, ishin krejt të qeta. Beogradi kishte marrë sigurimet Të sinqerta nga qeveria italiane. 6) Marrëveshja anglo-italiane nuk kishte pësuar asnjë Tronditje. 7) Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste nuk paraqiste rrezik për paqen në Europë. Për sa I përket vesit të vjedhjes që kanë treguar shqiptarët në Itali sipas Çianos e kur të qesendis një lab për hajdut të kesh dy bythë një ta mbash e tjetrën ta çash.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hisorine e shkruajn fitimtaret.

            Or Astrit. Labet te qesendisin por edhe te q..ne te te dyja ato bythet, edhe te ajo qe ke mbajtur edhe te ajo qe ke care. Po nuk e pate kuptuar akoma do te thote qe je mesuar te q..esh ne bythe. Bej kujdes kur pergojon historine e popullit tend. More vesh o morracak qe te duket vetja si fashist?

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tomi

            Hahaha. Tamam si ambasadorët shqiptarë sot, marrin edhe sallamin e shtruar në banket, pa le verën, konjakun dhe çokollatat. Xhepat plot!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Martini

              Kjo ngjarje eshte e vertete, por Ju duhet te thoshit edhe emrat e atyre bashkepuntoreve te fashizmit, qe historia te jete me e plote.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hylli i Dritës

                Janë Hyjet e Dritës

                Përgjigjjuni
                1. 1
                  100% e vero.

                  Komentuesi " Real ", po më dukesh shumë dumbabist i tipit Viçidoljan. Konti Çiano nuk e vodhi vajgurin e Kuçovës, por e mori diten për diell dhe kjo gjë në gjuhen Shqipe, nuk quhet vjedhje por grabitje dhe ishte një grabitje me pak mashtrim. Pse me pak mashtrim, sepse me vajgurin e Kuçovës, punonin makinat e ndryshme në Itali dhe në Shqiperi na linte pak vajguri për kandilat e shtepisë. Vjedhje në gjuhen Shqipe, quhet kur dikush ta vjedh shtepinë, bagetinë apo xhepin pa e ndjerë i vjedhuri, kurse grabitje quhet, kur grabitësi ti vjedh keto gjëra hapur dhe pa ju çarë trapi për fakirin e plaçkitur, bile bile i grabituri nuk ka të drejtë as të qajë dhe as të ankohet. Psh, nuk ështê e drejtë gramatikisht, qê Sali Berisha të quhet hajdut, sepse nuk është i tillë. Sali Berisha është grabitës-plaçkitës diten për diell, i cili mori tokat, kursimet dhe nderin e Shqiptarve ku dhe kiur deshi diten për diell, dhe ju tha, mbylleni llapen dhe mos hani mut shumë. ps- Komentuesi tjeter, qê dyshonte për arshivat Italiane, gjoja aty gjindet vetem nji leter e thjeshtë e kontit Çiano dhe asgjë tjeter qê provonte ketë vjedhje...!!! z.Komentues, arshivat Italiane, nuk ka drejtuar kurrë z.Malltezi, babi i zë-pipëzës, kollovarit të Sali Berishës, i cili si drejtor i pergjithshëm i arshivave shtetërore të Shqiperisë, vodhi nga arshivat Shqiptare të gjitha tapitë e tokave më të mira të Tiranës, Durresit, Elbasanit, Vlorës, Sarandës etjetj, si dhe vodhi në arshivë të gjitha dokumentat sekrete të sigurimit të xhaxhit Kadri Hazbiu, që shenonin dhe vertetonin, që Sali Berisha ishte spihun i sigurimit të shtetit, të gjitha rraportet e spihunimeve që Saliu ja kishte derguar sigurimit, të shkruara me laps kopjativ si dhe deshmitë e Saliut të para-fabrikuara nga sigurimi, i cili duhej të deshmonte dhe ka deshmuar në gjyqet e ndryshme politike kunder disa personave, qê sigurimi donte ti kalbëte në burg "legalisht" me proçedurê të "rregullt" gjyqsore...!! Nejse, është e pamundur t'jua mbylli gojën të gjithë kurvave dhe dumbabistëve të Albanistanit.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    I persosmi...

                    Z. Astrid, ia je fut kut per leberit qe vjedhin. Sigurisht qe ka pasur hajdute, por vetem per ndonjë kec dhe kane qene me pak e gishtat e dores ne cdo fshat dhe njiheshin e tregoheshin me gisht nga te gjithe. Vjrdhja apo plackiktha ka ekzistuar dhe ne Europe, mjafton te lexosh Aleksander Dyman. Shiko keto 35 vitet e fundit kush jane hajdutet me te medhenj dhe dil vete ne petfundim... Arsyetimi i Mirakes eshte i drejte... Vetem nje gje: labi nuk te ha ne shtepine e tij...

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zio.....

                      Laberia, lum miku, eshte krahine autoktone: ne Laberi nuk eshte folur as greqisht, as sllavisht, sa hebraisht apo ndonje gjuhe tjeter, por vetem shqip. Ndaj, dhe pergojohet nga skuthat llafazane... E jabe dhjere dusi ne Clirimtaren... Zogun dhe Fan Nolin i ushqente e njejta dorë sikurse dje PPSH dhe sot PS dhe PD, Te Persosmit...

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje