Një fjali përmbledh gjithë situatën politike shqiptare: Qeveria duhet të bjerë, por askush në Shqipëri nuk di kë të sjellë në vend të saj.
Dhe, pikërisht këtu fillon, tragjikomedia jonë. Kur një vend nuk prodhon dot alternativë, ai riciklon dështimin.
Aktualisht nuk kemi një krizë të thjeshtë pushteti. Pushteti ka vite që është në krizë: në krizë kredibiliteti, në krizë besimi, në krizë meritokracie, frymëzimi, në krizë drejtësie!
Por faktikisht në Shqipëri kemi një krizë alternative ndaj qeverisë. Një vakuum, që nuk mbushet me britma proteste, me parrulla të konsumuara, me fjalime patetike, me bomba molotov apo me liderë që riciklojnë vetveten, pavarësisht se në raftin e tranzicionin kanë dekada që kanë skaduar, por me kokëfortësi e këmbëngulje u zënë vendin produkteve të reja.
Protesta e djeshme? Po, ishte protestë, edhe pse ishte protesta kombëtare më e tkurrur e me pjesëmarrjen më të ulët. Po, ishte edhe e zhurmshme. Po, i dha edhe një tjetër goditje psikologjike pushtetit. Po, pati jehonë në mediat ndërkombëtare, por por pati përsëri jehonë dhuna dhe jo alternativat e shplosura. Pati edhe nga ata që nxituan ta shpallin si dëshmi të një “besueshmërie të re” të opozitës.
Por ky është një keqlexim i rrezikshëm. Sepse pjesëmarrja në një protestë nuk është automatikisht votëbesim. Është shpesh vetëm shpërthim pakënaqësie. Një dalje në rrugë nuk është kontratë për nesër.
Në fund të protestës, mbeti ajo ndjesia e hidhur e suksesit: “i ai operacioni që doli me sukses, por që pacienti vdiq.
Problemi është se nuk po kuptohet thelbi. Nuk është se qytetarët nuk dalin më nga shtëpia; është se nuk shkojnë më te kutia e votimit. Nuk është se nuk e kuptojnë atë që tha Berisha dje për Hungarinë. Dhe kjo nuk është rastësi. Braktisja e votimeve në Shqipëri është një akt mosbesimi i pastër. Dhe ky mosbesim ka emër.
Emri është opozita e sotme, drejtuesi i saj dhe enturazhi rreth tij. Është e kotë që Sali Berisha të sillet si viktimë e një sistemi që, në fakt, e njeh më mirë se kushdo, sepse ka qenë arkitekt i tij. Çdo kritikë është “sulm i orkestruar nga pushteti”, çdo dështim është “komplot”, çdo humbje është “vjedhje”.
Kjo është alibia më e vjetër në librin e dështimeve politike: kur nuk bind dot qytetarët, shpall armiq mediat. Kur nuk fiton dot zgjedhjet, shpall të vjedhur realitetin. Kur je i dobët dhe nuk ke akternativa bindëse gjen armiq brenda partisë dhe moho garën. Teatër i konsumuar, që nuk bind më askënd përveç atyre që kanë vendosur të mos shikojnë më realitetin.
E vërteta është shumë më e thjeshtë: faji për pjesëmarrjen e ulët në protesta dhe për humbjet elektorale të opozitës nuk është vetëm te propaganda, as vetëm te kundërshtari.
Faji është te vetë drejtimi i opozitës. Kur një lider gënjen për shumë gjatë, vjen një moment kur nuk është më çështje bindjeje, por është çështje kredibiliteti të humbur. Dhe kredibiliteti, ndryshe nga pushteti, nuk rikthehet me britma dhe me molotovë.
Po, sot “regjimi” u tremb, por nuk u tmerrua. U pa frika e “regjimit” në nervozizmin e tij, në reagimin e menjëhershëm e joproporcional të policisë. Por një regjim nuk rrëzohet nga frika e një dite. Rrëzohet kur përballë tij ngrihet një alternativë që nuk të lë më zgjedhje tjetër.
Dhe sot kjo alternativë mungon. Fatkeqësisht opozita dhe partia e Berishës nuk janë alternativë.
Pavarësisht falenderimeve patetike në shkallët e PD edhe dje qeveria nuk u rrëzua. Dhe jo sepse nuk kishte apo ka zemërim. Zemërimi është kudo: në çmimet, në emigracionin, në padrejtësitë, në lodhjen kolektive të një shoqërie që po boshatiset, në mungesën e drejtësisë e meritokracisë. Por zemërimi pa drejtim është thjesht energji që shpenzohet kot dhe lodh edhe më të zemëruarit.
Premtimi i radhës nga shkallët e PD? “Do rrëzohet në protestën e muajit tjetër.”
refren i njohur, iluzione që shtyhen pa fund, ndërsa realiteti mbetet po ai.
E vërteta e hidhur është: Derisa opozita të çlirohet nga modeli që e ka sjellë në këtë pikë, nuk ka protestë që e shpëton. Nuk ka retorikë që e ringjall. Nuk ka fajtor tjetër përveç vetes.
Shqipëria sot nuk është peng i një qeverie të fortë. Është peng i një opozite që nuk arrin të bëhet alternativë.
E thënë troç: “Kjo opozitë është investimi më i mirë i regjimit, sepse kjo opozitë, me këtë lloj mendësie e mban në këmbë regjimin!”
Ky është problemi. Dhe pikërisht për këtë arsye, vazhdon të mbetet i pazgjidhur.
Po ç'thua, o Stefa,... mbriçkulla! "Regjimi" u trondit, thua ti. Ky relativizim i fjalës "regjim", sikur nuk para është e qartë për një vend demokratik si Shqipëria. Mund të thoshim psh: regjim monarko-fashist, regjim borgjez, kapitalist, komunist, mbretëror, regjim demokratik, nëse do, etj kur kemi të bëjmë me një mënyrë polit-ekonomike sundimi, pra regjim ose sundim. Shqipëria, në cilin nga këto regjime bën pjesë dhe nuk e thua? Autokratike, do të thoja pa u menduar. Po autokraci janë edhe mbretëritë, madje, autokrat është edhe Papa në Vatikan, pavarësisht që mund të mbledhë një koncil; Trampi po ashtu, etj, si çdo lider në kuptimin e ushtrimit të pushtetit është një autokrat (vet-sundues), atij i është dhënë tagra të ngarkojë e shkarkojë nëpunësit e lartë të shtetit, siç trajnerit të një skuadre dhe ai vendos i fundit për alternativat konkrete qeverisëse. Por dallon se si i është dhënë ky pushtet: pasi ia kanë dhënë "me" apo "pa" mënyra demokratike për të drejtuar, përderisa, ai, ka pushtet të pavarur për të vendosur. Në këtë kuptim fjala regjim nuk është e duhura, se regjimi është demokratik tek ne dhe s'ka ç'ndryshon, veç në u bëftë komunist. Nëse e ke fjalën për regjimin personal të Ramës, kjo, nuk mund të jetë e drejta e molotovistëve, por e vetë PS-ë dhe organeve partiake të saj; në pushtet është PS-ja dhe Rama është i zgjedhur i saj. Lufta politike bëhet midis partive, me alternativat qeverisëse, qoftë dhe jo klasore, por populiste, që edhe këto, në fund të fundit, në klasore përfundojnë, dhe jo midis personave, se kthehet në luftë personale; tjetër është kur bëhet në rrafshin ideologjik dhe, këtu hyjmë në kuptimin filozofik të zhvillimit praktik të shoqërisë. Sa për ndërhyrjen e policisë, ajo ishte e shkëlqyer, mjaft profesionale dhe e matur, duke ua lënë kartat në dorë molotoistëve. Regjimet, or Tungjatjeta, nuk rrëzohen nga frika (me frikë mund të jetojnë përjetë, siç dhe kanë jetuar), por se u soset koha historike e sundimit. Analistët dhe artikullshkruesit me porosi pretenfojnë të bëhen orakuj të ndryshimit, me të drejtë, por vota popullore vërteton tezat e tyre. Praktika është baza e njohjes dhe kriteri i të vërtetës, mësohej dikur në kohë. E deri tash, në të kundërtën, e atyre që shtron në artikull, vërteton "vota popullore" në rritje për ata në pushtet. Kaq gdhë ta kemi këtë popull, sa nuk merr vesh fare nga fryn era?! Nuk ka rëndësi numri i anëtarësimit, por përçimi i ideve në interes të shumicës që të voton, për të mbledhur dhe shtuar rradhët e simpatizantëve, rrjedhimisht edhe të votuesve. Njeh rraste historia, që janë përmbysur sisteme ekonomiko-shoqërore, edhe pse ithtarët kanë qënë pakicë, por idetë preknin shumicën e popullit. Sa për degradimin ekonomik, moral, etj këto janë si faqet e librit të lexuar me qindra herë, siç e thoni dhe ju, por në fakt, bërja evidente e tyre tregon forcën e shtetit për të mos i fshehur dhe zbuluar, se këto e forcojnë dhe nuk e bjerrin pushtetin; njohja e tyre krijon premisa për korrigjim. Edhe më parë kemi patur hendeqe e gropa thithëse të pushtetit, por ato mbuloheshin dhe i fshiheshin publikut, pa korrigjim, "pa autokraci", në rënie të lirë, veç kur plaste, jo e zbuluar nga drejtësia, apo organet ligjzbatuese, nga organet e shtetit, por nga vetshkatërrimi malinje i fenomenit, që sillte rënim në popull: falimentim, siç ndodh rëndom në sistemin që zgjodhëm të jetojmë, me të mirat e të metat e saj.
Po mirë e lexove. Çështja është nëse e kuptove?...
Harxhim kohe!!!
Z. " Taske Kulari " , nga menyra se si e ka lexuar Z. Stefa , eshte ne harmoni , Jo vetem me bindjet e tij , por edhe me CA te verteta . Vec nje lexim disi ndryshe , pak me vertikal , Te con Tek THELBI , tek nje e vertete qe marre dhene : " Sali Berisha eshte, Jo vetem pjese e sistemit , por , akoma me ZI , eshte dhe arkitekti I tij " . Kesisoj a mund te pritet qe SB te beje opoziten , te ndertoje alternative ...?! Vetem te marret dhe maskarenjte mund ta besojne te tillen . Shkurt : kete na kumton Z. Stefa .